• Inventarizues / Logjistikë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 91 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Titulli i pozicionit: Inventarizues / Logjistikë
Departamenti:
Logjistikë
Raporton te: Menaxheri i Distribucionit
Vendi i punës: Tiranë.

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit: Të kontrollojë, verifikojë dhe sigurojë saktësinë e lëvizjeve të mallrave në magazinë, duke ndihmuar në ruajtjen e inventarit të saktë dhe funksionimin efikas të procesit logjistik.

Përgjegjësitë kryesore:
Bën kontrollin sasior dhe kualitativ të mallërave në hyrje dhe dalje të Magaiznes Distribuive.
I trajton mallrat në përputhje me procedurat e definuara të punës.
Krahason dhe kontrollon saktësinë e llojit dhe sasisë së mallërave me porosinë si në pranim ashtu edhe në dërgesa.
Organizon mbledhjen e mallrave në përputhje me standardet e definuara.
Përgjegjës për saktësinë e sasive të pranimit dhe dergesave në Depo në përputhje me sasitë e porositura dhe sasitë e kërkuara.
Është përgjegjës për pranimin e mallërave nga kthimet në Depo.
Është përgjegjës për trajtim të duhur të pajisjeve në Depo.
Është përgjegjës për përmbushjen e standardeve (normave) të definuara nga kompania.
Ka për detyrë të punojë edhe punë të tjera të dhëna nga Mbikqyrësi.

Kualifikime dhe aftësi:
- Diplomë e mesme ose e lartë (preferohet në ekonomi, logjistikë apo fusha të ngjashme).
- Përvojë në magazinë apo në pozicione të ngjashme kontrolli (e preferueshme).
- Njohuri të sistemeve ERP ose programeve të menaxhimit të inventarit.
- Njohuri bazë të Excel-it dhe përpunimit të të dhënave.
- Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe integritet.
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe në ekip.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top