• Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: Menaxher/e Hoteli

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
  2. Menaxhim Biznesi
  3. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: Menaxher/e Hoteli

Detyrat dhe pergjegjesite


Mbikqyr punën në të gjitha nivelet (recepsionistët, punonjësit e shërbimit), në bazë të objektivave të përcaktuara.
  • Menaxhon shpenzimet, analizon dhe interpreton informacionin financiar, monitoron shitjet dhe fitimet.
  • Zhvillon dhe zbaton një strategji intuitive dhe efikase të marketingut për të promovuar shërbimet e hotelit.
  • Komunikon me klientët kur është e përshtatshme (i mirëpret ata, adreson ankesat e tyre, gjenë zgjidhje për problemet.)
  • Koordinon me te gjithe departamentet ne raste evente /dreka/darka sipas nje plani pune paraprak
  • Inspektonë hotelin rregullisht për të zbatuar përputhshmëri të plotë me standardet e shëndetit dhe sigurisë.
  • Koordinon dhe ndjek problematikat teknike deri ne zgjidhje dhe raportim mbi ecurin e zgjidhjes se tyre
  • Organizon dhe bën kontroll të të gjitha shërbimeve të hotelerisë që resorti ofron.
  • Kontrollon shifrat e hotelit dhe problematikat që mund të kenë hasur recepsionet.
  • Kontrollon rezervimet.
  • Auditon recepsionet për sa i përket proçedurave të punës dhe hedhjes së rezervimeve.
  • Monitoron portalet online, telefonatat dhe dërgon oferta të ndryshme.
  • Bën rakordimin me faturat e debitorëve. Bën telefonata debitorëve për shlyerjen e pagesave.
  • Rakordon me financën kartelat e debitoreve
  • Jep udhëzime recepsionit për praktikat e punës.
  • Suport recepsionit me Chech-in dhe auditim të channel manager.
  • Hartimi i kalendarit mujor për orët dhe turnet përkatëse për stafin që menaxhon.
  • Kontroll dhomat për higjenën dhe efiçencën e stafit të pastrimit.
  • Kontrolli i proçedurave të punës, faturimi dhe check-out.
  • Koordinon dhe auditon mëngjesin e hotelit.
  • Koordinon me përgjegjësen e pastrimit për hartimin e orareve të punës të sanitareve.
Kualifikimet dhe kërkesat
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në industrinë e hotelerisë.
  • Të jetë i diplomuar në fushën Hoteleri Turizëm
  • Aftësi në paketat Ms Office.
  • Të jetë fleksibël me oraret e punës.
  • Të ketë rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe italiane të folur dhe të shkruar.
  • Zotësi për tu përqëndruar në nevojat e klientit dhe aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshëm gjatë gjithë kohës.
  • Të ketë aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale si dhe aftësinë për të qëndruar pozitiv dhe professional gjatë orëve të gjata të punës.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve janë të nevojshme, së bashku me një gatishmëri për të bashkëvepruar me klientët dhe punonjësit nga vënde dhe kultura të ndryshme.
Pagesat konkuruese

Akomodim dhe Ushqim përfshirë

Personat e interesuar mund të dergojne cv-te e tyre dhe të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
Email: juriste@testela.al Whatsapp: 0672083391
 


Apply WhatsApp
Back
Top