• Hireus kërkon Menaxher Picerie

Hireus është duke kërkuar Menaxher Picerie për një nga resortet në Ksamil.
Nëse profili juaj është i përshtatshëm më përgjegjësitë dhe kualifikimet më poshtë, ju ftojmë të aplikoni!


Përgjegjësitë:
  • Përcakton orarin e punës për stafin e picerisë
  • Interviston dhe përzgjedh stafin e nevojshëm për picerinë
  • Trajnon stafin e ri në mënyrë efektive
  • Mban inventarin e produkteve ushqimore dhe materialeve të tjera për picerinë
  • Siguron një cilësi të lartë në gatimin e picave
  • Koordinon gjithë procesin e porosive në kohë
  • Kujdeset për çdo ankesë, ose pyetje që mund të kenë klientët
  • Monitoron temperaturat e gatimit dhe ruajtjen e higjienës së kuzhinës
  • Sigurohet qw tw respektohen rregullat e sigurisë ushqimore
  • Bashkëpunonë ngushtë me menaxherin e përgjithshëm të restorantit


Kualifikimet:
  • Dëshmi profesionale dhe përvojë e mëparshme pune
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi të mira për të kuptuar, drejtuar dhe motivuar ekipin e punës
  • Aftësi të mira në krijimin e një mjedisi pune bashkëpunues duke respektuar të drejtat e punonjësve
  • Njohuri të gjuhës angleze (gjuha italiane përbën avantash)


Çfarë ofrojmë:
  • Mundësi të punoni në një kompleks të njohur në bregdet.
  • Ambjent të këndshëm pune dhe ekip bashkëpunues.
  • Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës
  • Akomodimi dhe ushqimi mundësohet nga punëdhënësi
  • Mundësi për zhvillim personal dhe rritje profesionale



Për më shumë detaje mbi pozicionin vakant dërgoni CV-në tuaj në adresën: hireus.al@gmail.com ose na kontaktoni në numrin tel: 0697070787

Cel. : +355 697070787
 


Apply WhatsApp
Back
Top