• Gremi Wellness kërkon - Koordinator/e Wellness/ Transplant Flokësh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkojmë të punësojmë një koordinator/e për Gremi Wellness Center/ Transplant Flokësh.

Detyrat:

Të koordinojë stafin e wellness dhe stafin mjekësor të transplantit të flokëve.
Të organizojë dhe mbajë një kalendar teknik kirurgjie/ trajtimesh.
Të kujdeset që klientët/ pacientët të kenë një eksperiencë të kënaqshme gjatë gjithë kohës që gjenden në ambientin e Wellness.
Të asistojë duke lehtësuar komunikimin (përkthyer) midis stafit dhe pacientëve/klientëve.
Të asistojë pacientët online dhe fizikisht në klinikë me cdo kërkesë që kanë për të arritur objektivat e kompanisë.
Të garantojë/ kontrollojë që procedurat të kryhen sipas protokolleve të sigurisë.
Të mbikëqyrë të gjitha aktivitetet administrative të përditshme sipas nevojës.
Vlerësimi i personelit dhe përgatitja e raporteve ditore sipas nevojës nga departamentet e tjera.
Të mbajë një inventar të aparaturave; mjeteve dhe produkteve si edhe të sigurojë rifurnizimin e tyre kur mungojnë.

Aftësitë/Kualifikimet:

Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; sociale ose të ngjashme (thelbësore).
Të ketë të paktën 2 vjet përvojë në një institucion shëndetësor në rolin e koordinatorit klinik/wellness ose të ngjashme (thelbësore).
Njohuri pune për terminologjinë mjekësore; preferohet të ketë njohuri mbi transplantin e flokëve.
Të flasë rrjedhshëm anglisht dhe turqisht (thelbësore).
Të ketë aftësi të mira komunikative, organizimi, menaxhimi të kohës, shërbimi ndaj klientit, pune në mënyrë të pavarur, prioritizimi
të detyrave.
Të ketë aftësi kompjuterike; sistemet elektronike të të dhënave shëndetësore, Microsoft office, të jetë e/i gatshëm për të mësuar
software të ri sipas nevojës.
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të reaguar në mënyrë efektive ndaj situatave emergjente.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
Aftësi në dokumentacion dhe IT.

Të interesuarit të dergojnë CV-në e tyre me e-mail në: hr@viaggiaresorridere.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top