• Gjirokaster, kerkohet Ekzektiv Shitje për Zonën e Gjirokastrës.

Gjirokaster
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Ekzektiv Shitje për Zonën e Gjirokastrës.

Qëllimi i punës:


Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
  • Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
  • Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
  • Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
  • Të veprojë si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.
  • Të koordinojë me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
  • Të sigurojë disponueshmërinë e produktit dhe të mbështesë me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
  • Të monitorojë realizimin e aktivitetit në terren, të adresojë menjëherë çështjet që lindin dhe të raportojë progresin dhe problematikat ditore.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Të ketë dëshirë të punojë në terren.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Gjirokastër.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 30/09/2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
.
 


Apply WhatsApp
Back
Top