• Gjermani, ofrohen vende pune Infermiere

Gjermani
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Infermieri
Gjuha
  1. gjermanisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Infermierë për Kujdesin e të Moshuarve – Punësim në Gjermani për Kandidatë nga Shqipëria

DEKRA Arbeit Albania
, në bashkëpunim me tre partnerë të mëdhenj gjermanë – Victor’s Group, Vitanas GmbH dhe Dorea Familie – po rekruton infermierë të diplomuar, të licensuar ose në proces licensimi, të gatshëm për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në Gjermani në sektorin e kujdesit për të moshuarit.

Profili i kandidatëve të kërkuar:​

  • Diplomë universitare në Infermieri ose Shkenca të Kujdesit Shëndetësor
  • Licensë profesionale (ose në proces përmes praktikës apo përgatitjes për provim)
  • Minimum 6 muaj përvojë pune pas diplomimit
  • Njohuri të gjuhës gjermane – niveli A2 në momentin e aplikimit
  • Angazhim për arritjen e nivelit B2 para nisjes – në bashkëpunim me DEKRA, ofrohet kurs falas dhe ndjekje e procesit
  • Gatishmëri për jetesë dhe punë në Gjermani, si dhe për t’u përshtatur me standardet gjermane të kujdesit

Çfarë duhet të përfshihet në aplikim (CV dhe dokumentacion):​

  • CV e përditësuar në gjermanisht (ose anglisht), me përshkrim të përvojës klinike dhe arsimit
  • Diploma dhe lista e notave
  • Certifikatë gjuhësore (minimumi A2; preferohet B1/B2)
  • Dëshmi të përvojës së punës (kontrata, certifikata, rekomandime)

Çfarë ofron DEKRA:​

  • Asistencë të plotë për njohjen e diplomës në Gjermani
  • Kurse të gjuhës gjermane në Shqipëri, falas për kandidatët që kualifikohen
  • Mbështetje me përgatitjen e dokumentacionit zyrtar dhe përkthimeve të nevojshme
  • Bashkëpunim me punëdhënësit për gjetjen e banesës dhe integrimin social
  • Përshtatje në ambientin e punës dhe të jetesës në Gjermani
  • Kurse shtesë teknike për përgatitje drejt statusit të plotë si infermier i/e licensuar në Gjermani

Dergo aplikimin: ersila.kadilli@dekra.com
Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me
konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mbrojtjen e të dhënave personale".
 


Apply
Back
Top