• Future Block, është në kërkim të një Agjent/e Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Future Block, është në kërkim të një Agjent/e Shitjesh.
Pozicioni i punës është full-time dhe në zyrë ose takime jashtë zyre.Përshkrimi:
Ne kërkojmë një Agjent/e Shitjesh të apasionuar pas punës së tij/saj, praktik/e, produktiv/e dhe me aftësi të forta organizative dhe negociuese.Kërkesat:


  • Së paku 2 vjet eksperiencë e mëparshme si agjent/e shitjesh.
  • I/E orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese.
  • Aftësia për të demonstruar një qasje inovative dhe fleksibël ndaj zgjidhjes së problemeve
  • Të ketë njohuri në përdorimin e Excel-it dhe programeve të tjera kompjuterike
  • Leje drejtimi automjeti
  • Aftësi komunikimi shumë të mira në Anglisht
Ofrojmë:

  • Pagë të kënaqshme + Bonuse
  • Mundësi për rritje profesionale
  • Kushte shumë të mira pune
Dërgo CV në info@futureblock.al, me subjekt Agjent/e ShitjeshFutureBlock është agjencia digjitale më inovative në Shqipëri me qendër në Tiranë. Ekipi ynë zhvillon strategji efektive dhe të përqendruara në rezultatet e marketingut për kompanitë që kërkojnë të zhvillohen. Ne jemi të fokusuar në promovimin, zhvillimin dhe lehtësimin e shërbimeve që kompania juaj ofron, nëpërmjet kreativitetit, teknologjisë më të avancuar dhe punës. Shërbimet tona janë krijuar për të ndihmuar çdo lloj biznesi të rritet dhe të përmirësohet në çdo aspekt të botës digjitale!Shërbimet që ne ofrojmë janë:

  • Digital Marketing
  • Branding & Design
  • Web Development
  • Web Hosting & Domains
  • App Development
  • Multimedia & Consulting
 


Apply
Back
Top