• Ftese per Oferte "Blerje mishi per Kurban"

1712559249614.png


ISLAMIC RELIEF ALBANIA

Fondacioni “Islamic Relief Albania” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër, Tiranë, ne qytetin e Pogradecit, Lushnjes etj. Islamic Relief-Zyra Shqiperi ka implementuar projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.

Ftesë për Ofertë

Tirane më 08.04.2024​

Fondacioni Islamic Relief- Zyra e Shqiperise ka hapur ftesën për ofertë me objekt:

"Blerje Mishi për Projektin e Kurban Bajramit 2024"

Informacion i pergjithshëm:


Bagetit duhet te jetë te pështatshem per te permbushur kriteret e kurbanit, duhet te kene moshen e duhur. Te jene te shendetshme dhe ne gjendje te mire pa demtime qe te ndikojne ne sasinë dhe cilësin e mishit të tyre, të çertifikuara.

  • I gjithe mishi duhet te jete 100 % hallall.
  • Thertorja dhe vendi ku do te paketohet mishi do te jete ne monitorim te vazhdueshem nga stafi i Islamic Relief Albania
  • Kurban Bajrami pritet te filloj ne daten 16 Qeshor 2024
Specifika:

  1. Lloji i kafshes: Lope
  2. Pesha: Peshe e gjalle 450 kg. Pesha Neto (mish) mesatare 180-185 Kg, duke hequr kokën, këmbët, lekurën dhe te brendëshmet.
  3. Mosha:2- 5 Vjeç Maksimumi
  4. Sasia: 70 Lopë me një tendence rritje deri 50%.

Specifika per Desh ose Dele .


  1. • Desht ose delet duhet te jene mbi 1 (nje) vjec
  2. • Nurmi total I deleve do te jete 700 me nje tendence rritje deri 50%
Cmimin ne oferte mund ta sillni per koke ose per kg mishi.


Kërkohet nga kompania të siguroj dhe përmbush të gjithë ciklin e ketij projekti:


1.Sigurimi i sasisë së lopëve
2.Te siguroj thertore, me të gjitha standartet higjeno-sanitare dhe kapacitet e nevojshme
3.Te siguroj transportin me makina frigoriferike deri në destinacionet e kerkuara
4.Te kryej paketimin e pakove te mishit (1 pako permban 5 ose 6 kg mish)
5.Të garantoj dhomat frigoriferike ne ngrirje për të paktën 1 javë.
6.Të ofroj fature tatimore.


I gjithe proçesi i therjes, konservimit, pergatitjes se pakove dhe shperndarjes duhet te behet sipas te gjithave standarteve te lejuara dhe te njohura nga legjislacioni i shtetit Shqiptar.


Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur me mbishkrimin OFERTE PER KURBAN dhe duhet dërguar në adresën:
Gjergji Legisi , Godina 90 ngjitur me Magazinat e Adidas Laprake , Tirana ose mund ta dergoni ne posten elektronike: Procurement@islamicrelief.al


NOTE: Brenda zarfit do vendosni Oferten ekonomike, kopje te niptit dhe nje kopje te ekstraktit te kompanise, perben pelqim nese paraqisni referenca nga projekte te ngjashme.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 26.04.2024 at 16:00

Cdo oferte pas kesaj date nuk do te merret ne konsiderate.

Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni te kontaktoni ne: Cel: +355 67 7033379

Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:

Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit.
Kodi i Sjelljes
Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfituesëve) të IRA


Ju lutem perdorni formatin e mëposhtëm për dhënien e ofertës:

Emri Subjektit:_________

Nip:_____________

Adresa:_____________Tel: ________________



PërshkrimiÇmimi për Kg me T.V.SHShënim
Mish Lope
Mish Dele


Cel. : 0677033379

Cel. : 0677033379
 


Contact WhatsApp
Back
Top