Financiere
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Eksperienca
- vetem me eksperience
POZICIONI: FINANCIERE
Qëllimi i Pozicionit
Kërkojmë të punësojmë Financiere për një nga bashkëpunëtorët tanë në sektorin e ndërtimit. Kandidatja do të jetë përgjegjëse për administrimin e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë, duke siguruar saktësi në regjistrimin e transaksioneve, raportimin financiar dhe ndjekjen e detyrimeve fiskale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse në sistem.
- Rakordimi i arkës, bankave dhe llogarive klient-furnitor.
- Përgatitja dhe kontrolli i pagesave ndaj furnitorëve.
- Ndjekja e kontratave, situacioneve dhe faturimeve të projekteve të ndërtimit.
- Përgatitja e deklarimeve fiskale sipas legjislacionit në fuqi.
- Mbajtja dhe administrimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për monitorimin e kostove të projekteve.
- Përgatitja e raporteve periodike financiare për drejtuesit e kompanisë.
- Ndjekja e debitorëve dhe kreditorëve të kompanisë.
Kriteret
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose degë të ngjashme.
- Minimumi 2–4 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet.
- Preferohet eksperiencë në kompani ndërtimi.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe kontabël.
- Njohuri të programeve financiare dhe Microsoft Excel.
- Aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Ofrohet
- Kontratë e rregullt pune.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
- Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.
Apply WhatsApp