• Financier/e

Pozicioni i punës : Financier/e

Detyrat

  • Rakordon llogaritë financiare për Klientë, Furnitorë, Banka dhe Shteti (sigurime, TVSH, dhe tatim burim;
  • Pëgatit Raportet Periodike financiare dhe harton Pasqyrat Financiare Mujore/Vjetore (Bilanc, PASH, Cash Flow etj);
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet që gjeneron Departamenti i Financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;
  • Përllogarit koston e produkteve të reja dhe përgatit materialin e kostove për projektet e reja të shoqërisë;
  • Kryerja e të gjitha pagesave me bankë nëpërmjet e-banking;
  • Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arkë;
  • Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve rregjistruese përkatëse në financë;
  • Regjistrimin e arkëtimeve dhe pagesave për të drejtat dhe detyrimet e lindura gjatë muajit;
  • Përgatit pagat e punonjësve;
  • Ndjek veprimeve me bankat;
  • Monitoron procesin e shitjeve dhe procesin e blerjeve;
  • Procese te tjera pune qe ndodhin ne varesi te dinamikes se zhvillimit te aktivitetit;

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë;
  • Të ketë eksperiencë pune minimum 3 vite;
  • Të ketë njohuri të mira të Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
  • Të ketë njohuri në programet kompjuterike;
  • Të ketë njohuri në programet e kontabilitetit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të jetë e aftë të punojnë individualisht dhe në grup;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani prodhuese përbën avantazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email-it: eshqypi@era.al ose të paraqiten pranë zyrave qëndrore të "Eres" (Rr. Perlat Rexhepi, pallati Unicom, Tirane)
Afati i fundit i aplikimit: 15.05.2024


"Era 2000" shpk garanton dhe merr përsipër që të dhënat e të gjithë aplikantëve të trajtohen dhe ruhen në konfidencialitet të plotë.

Cel. : 069 39 23 231
 


Apply WhatsApp
Back
Top