• Fier, ofrohet vend pune

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI

Agjent Shitje -Fier

Departamenti Komercial | Nelt sh.p.k

Kompania Nelt sh.p.k, pjesë e NELT Group, një nga kompanitë më të mëdha të distribucionit në Ballkan, menaxhon dhe shpërndan markat ndërkombëtare si JTI, Beiersdorf, Mondelez, Arcor, Muller, Hell, Manner, Mutti, Sebamed, Baby Food Factory, etj.
Me një rrjet të fuqishëm dhe staf të motivuar, synojmë të bëhemi organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, po kërkojmë të punësojmë një:

Agjent Shitje ne zonen e Fierit

DETYRAT:

  • Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
  • Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
  • Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
  • Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
  • Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në palmar-sistem shitje,
  • Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
  • Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
KËRKESAT:
  • Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh);
  • Vendbanimi në Fier
  • Eksperiencë e mëparshme në shpërndarje ose shitje direkte;
  • Leje drejtimi automjeti (e detyrueshme);
  • Aftësi të mira komunikuese dhe etikë në punë;
  • Korrektësi dhe përgjegjshmëri.
Përfitimet që të presin:


💰 Pagë fikse neto: 70,000 Lekë
🎯 Bonus mujor target: 40,000 Lekë neto, bazuar në performancë dhe objektiva
🗓 Fundjava pushim
🎁 Bonuse vjetore & kupona dhuratë
⚽ Aktivitete sportive & rekreative falas
🩺 Kontrolle shëndetësore falas
🎂 Dhurata për ngjarje të rëndësishme jetësore
📈 Mundësi për zhvillim profesional
🤝 Ambient miqësor dhe mbështetës

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj në:

Email: hr.al@nelt.com

WhatsApp: ‪+355 68 900 8590 / ‪+355 67 402 8901

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
---

Nelt Sh.p.k.
Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri
www.nelt.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top