• Fier, ofrohet vend pune Oficer i Rekuperimit të Kredive

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Qëllimi i punës:
Siguron rekuperimin e portofolit të kredive të fshira nëpërmjet ndërmarrjes së hapave intesivë ligjorë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore me qëllim rekuperimin sa më të shpejtë të kredive të fshira dhe me nje kosto sa më të vogël;
  2. Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat dhe strategjitë që janë pjesë e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij;
  3. Studion dhe investigon dosjet e klientëve që janë në menaxhim të tij, në mënyrë që të ketë një pasqyrë sa më të qartë dhe informacion sa më të saktë për situatën ekonomike, financiare, shoqërore dhe mundësitë për pagesë që klienti mund të ketë;
  4. Rifreskon informacionin me të dhënat e sakta për klientin , të cilat i kanë rezultuar gjatë punës së tij;
  5. Takon rregullisht dhe në menyrë frekuente klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhenie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim rekuperimin sa më të shpejtë të detyrimeve dhe me një kosto sa më të ulët;
  6. Në të gjitha rastet kur kontaktet janë humbur me njërin ose me të gjithë debitorët, përdor mjete dhe mënyra të ndryshme, me qëllim identifikimin/rikontaktimin e tyre;
  7. Evidenton çdo të ardhur që klienti përfiton/ka apo të ardhura të tjera që mund të kenë familjarët nga paga,pensioni, emigracioni etj;
  8. Identifikon dhe vë në zbatim mënyra efektive për të marrë informacion rreth investimeve që mund të ketë kryer klienti si dhe nëse ka borxhe të tjera, me qëllim të ketë konkluzion të qartë e të saktë për aftësinë paguese të klientit dhe sigurohet për ripagimin e kredisë;
  9. Në varësi të ecurisë dhe negociatave me klientin propozon mënyrën se si do të bëhen pagesat në vazhdim dhe sigurohet për zbatimin e këtyre marrëveshjeve;
  10. Propozon dhe siguron zbatimin e proçedurës për kalimin për ndjekje ligjore edhe para afatit të evidentuar në procedurën e përcaktuar;
  11. Raporton mbi punën e bërë, rezultatet e arritura dhe mbi cdo lloj informacioni tjetër të nevojshëm;
  12. Propozon kalimin në proçedura përmbarimore për rastet që ka në menaxhim, sipas proçedurës së brendshme të NOA;

Kërkesat për pozicionin:
1. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vite që lidhet me aktivitetet e manaxhimit të kredive me probleme;
2. Aftësi për të bindur klientët për të paguar dhe/ose për t’u ofruar alternativa të tjera zgjidhjeje; Aftësi të provuara negociuese;
3. Njohuri shumë të mira mbi kodin civil, kodin e proçedurës civile dhe legjislacionin mbi funksionimin e shërbimit përmbarimor privat dhe shtetëror ;
4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi; Aftësi të të dëgjuarit aktiv;
5. Diplomë universitare e preferueshme në Juridik ose Administrim Biznesi, Financë, Ekonomi, ose në fusha të tjera të ngjashme.

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 20 Dhjetor 2023, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top