Elbasan, ofroj vend pune Koordinator i Prodhimit & Operimit
- Elbasan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
KËRKOHET: KOORDINATOR I PRODHIMIT & OPERIMEVE – ELBASAN




Përshkrimi i Pozicionit
Kompania Imagjinata Print, lider në shërbimet e personalizuara të dizajnit dhe printimit në Elbasan, është në kërkim të një Koordinatori të Prodhimit dhe Operimeve, i cili do të kujdeset për funksionimin ditor të pajisjeve të printimit, menaxhimin e porosive, klientëve dhe komunikimin e brendshëm.
Ky pozicion është ideal për dikë që është i përgjegjshëm, praktik dhe i organizuar, dhe dëshiron të jetë pjesë e një kompanie kreative dhe në zhvillim.
Detyrat kryesore:
- Hapja dhe mbyllja e dyqanit dhe pajisjeve të punës
- Printim, përpunim dhe paketim i porosive
- Kontroll dhe raportim cilësie për çdo prodhim
- Menaxhim materiali & porositje kur është nevoja
- Komunikim me klientët në dyqan dhe përmes postës
- Dokumentim i produkteve për qëllime marketingu
- Raportim financiar bazë në fund të çdo dite
Karakteristikat që kërkojmë:
- Përgjegjësi dhe saktësi maksimale
- Aftësi për të ndjekur procese teknike dhe mësuar teknologji të reja
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
- Qëndrueshmëri dhe seriozitet në orar
- Komunikim i qartë dhe i sjellshëm me klientët
- Njohuri bazë kompjuteri (Word, përgatitje dokumentesh)
- Bonus nëse ke përvojë me printerë ose prodhim artizanal
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim të plotë nga kompania në përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve
- Pagesë mujore neto 50,000 lekë + sigurime të paguara nga kompania
- Ambient pune dinamik, kreativ dhe me vlera të qarta
- Vlerësim dhe mundësi rritjeje pas çdo 3 muajsh në bazë performance
Si të aplikoni:
Dërgo CV ose informacionet e mëposhtme në WhatsApp:

ose email: info@imagjinata.al

- Emri & mbiemri
- Numri i telefonit
- Përvoja e mëparshme (nëse ka)
- Pse dëshironi të punoni në këtë rol


Cel. : 0698496111
Apply WhatsApp