• Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

Profili i Kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Bulqize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i Seleksionimit Klos.

Pozicioni: Inxhinier Mekanik
Kontrata e punes: Pa afat
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Elbasan

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
Përmirëson, rishikon dhe implementon planet mujore dhe vjetore per kryerjen e sherbimeve te pajisjeve mekanike. Përgjegjës për permiresimin e procesit te njohjes, asimilimit dhe zbatimit të Rregullores së Sigurimit Teknik nga të gjithë punonjësit. Kryen trajnime dhe ofron ekspertizen e tij ne hartimin e Procedurave per mbarevajtjen e proceseve me fokus zbatimin e Rregulloreve te punes dhe eliminimin e veprimeve apo mosveprimeve qe bien ne kundershtim me kete Rregullore. Analizon difektet e ndryshme te pajisjeve mekanike dhe merr masa per zgjidhjen e tyre.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Harton planet mujore dhe vjetore te kryerjes se sherbimeve te planifikuara te pajisjeve mekanike dhe elektrike te stabilimentit dhe ndjek zbatimin e tyre.


  1. Organizon personelin ne varesi te tij per zbatimin e grafikut te miratuar, te sherbimeve te mirembajtjes, dhe remonteve te pjeseshme apo kapitale.
  2. Harton dhe dergon per miratim te eprori i tij liste-kerkesen me pjeset e kembimit dhe materialet e konsumit te nevojshem per kryerjen e sherbimeve dhe remonteve te planifikuara ne makinerite dhe pajisjet e stabilimentit (brenda afatit te percaktuar mujor).
  3. Per cdo shkelje te grafikut te sherbimit, cilesise se punimeve, zbatimit te rregullave te sigurimit teknik dhe mbrojtjes ne pune etj., ben analizen perkatese duke nxjerre shkaqet, pasojat, dhe masat qe duhen marre per mos perseritjen e tyre. Keto ja relaton me shkrim pergjegjesit te repartit.
  4. Eshte pergjegjes te krijoje kushte te pershtatshme, konform rregullave te sigurimit teknik dhe mbrojtjes ne pune, per kryerjen e punimeve te vecanta te tilla si: punimet ne lartesi, punimet ne pajisjet dhe linjat e transportit te gazrave, karburanteve, etj.
  5. Ka per detyre (sipas rastit bashke me brigadieret) te bashkepunoje me pergjegjesit e reparteve teknologjike per hapjen e urdherave te punes (lejet) per kryerjen e sherbimeve te mirembajtjes ne pajisjet dhe makinerite e stabilimentit.
  6. Ka te drejte dhe detyre qe te urdheroje pezullimin apo mosfillimin e punes (per punonjesit ne varesi te tij) ne te gjithe vendet e punes kur konstaton se nuk plotesohen kushtet e parashikuara nga Rregulloret e Shfrytezimit, Rregullorja e Sigurimit Teknik, M.N.Z dhe Mbrojtjes se Mjedisit .
  7. Merr informacion ditor nga pergjegjesit e turneve per problemet dhe defektet qe kane ndodhur gjate njezet e kater oreve per linjat dhe pajisjet qe punojne pa nderprerje, analizon defektet dhe merr masa per zgjidhjen e tyre duke informuar me shkrim pergjegjesin e repartit.
  8. Kryen terheqjen e materialeve nga magazina ne baze te kerkesave ditore te firmosura nga pergjegjesi i repartit dhe te miratuara nga Drejtori i Prodhimit ose/dhe Kryeinxhinieri.
  9. Pergatit vizatime dhe skica te detaleve, te cilat nuk jane ne arkive dhe pas miratimit nga eprori i jep ato per prodhim.
  10. Mbikqyr periodikisht se bashku me brigadierin dhe mekanikun/elektricistin e turnit te pare kontrollet, matjet dhe verifikimin e parametrave dhe ato qe kane te bejne sigurimin e punes pa rrezik te veglave dhe pajisjeve.
  11. Asiston personalisht ne kryerjen e punimeve specifike si punimet brenda ne furre, punimet ne tubacionet e presionit te larte, punimet ne bombolat dhe enet nen presion, punimet ne nenstacionin elektrik 10 kV, ne transformatoret e furres,ne panelet e komandimit te furres etj. njekohesisht duke percaktuar dhe marre masat per sigurimin e mjeteve te vacanta mbrojtese per nje pune pa rrezik (kundragazet, veshje zjarrduruese etj.)


  1. Ka per detyre qe se bashku me brigadierin te hartoje proces verbalin ne rast aksidentesh ne pune. Sipas rregullores se « Sigurimit teknik, mbrojtjes ne pune dhe mbrojtjes nga zjarri » te stabilimentit, eshte e detyrueshme te marre pjese ne mbledhjen e komisionit te avarise.
  2. Organizon dhe drejton punen me specialistet elektrike mbi kontrollin e gjendjes se shfrytezimit te pajisjeve elektrike, matjen e parametrave teknike te tyre etj.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë Universitare në “Inxhinieri Mekanike”; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master në master profesional në drejtimin “Inxhinieri Mekatronike” dhe specializuar ne kurse profesionale.

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione drejtuese ne Mirembajtje (Sektor Prodhimi Industrial) jo më pak se 5 vjet; Përbën përparësi nese kandidati ka pasur eksperienca te ngjashme ne pozicione drejtuese.
Aftësite:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Zoterim te plote të gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Patente të vlefshme drejtimi per automjete.




Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion pune, jeni të lutur te dorëzoni CV të detajuar dhe fotokopje te dokumentacioni qe provon edukimin, trajnimet dhe eksperiencen tuaj ne keto adresa:


  • Zyrat qëndrore të Albchrome : Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
  • Uzina e Ferrokromit Elbasan
  • E-Mail ne adresen: hr@albchrome.al

Afati i fundit per dorezimin e dokumentave eshte data 20 Maj 2021.
Te gjitha aplikimet do te trjajtohen me konfidencialitet te plote dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit Nr. 9887, “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”.

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Burimet Njerezore.
 


Apply
Back
Top