• Elbasan, ofrohet vend pune Staf, Shites

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
[h=1]Përshkrimi[/h]Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, për shkak të zgjerimit të rrjetit të tij drugstore në qytetin e Elbasanit kërkon të punësojë staf në pozicionin: Staf Shites, te cilet kryejne njeheresh funksionet e punes kasier, sistemues dhe sherbim klienti
Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune;
  • Vlerësim sipas performancës;

[h=1]Detyrat[/h]
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  • Mban pastër marketin, raftet, etj;
  • Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar

[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
  • Fleksibël për punë me turne;

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"




 


Apply WhatsApp
Back
Top