Elbasan, ofrohet vend pune part time Teknik Prodhimi me Perspektivë Menaxhimi
- Elbasan
- Tipi
-
- part time
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Gjuha
-
- Gjuha?
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience





Imagjinata eshte nje kompani profesionale ne fushen e marketingut dhe reklamave dixhitale dhe fizike. Ne operojme ne tregun lokal dhe jo vetem qe prej vitit 2003. Kompania jone mbeshtetet teresisht tek skuadra si aseti me i rendesishem i saj. Si e tille ne i japim rendesi te vecante punes ne grup, rritjes, zhvillimit individual dhe karrieses per cdo pjesetar te skuadres. Nese keni deshire te sfidoheni dhe te ngriheni ne nivelin tjeter Imagjinata eshte vendi i duhur.

- Operimi dhe mirëmbajtja e printerëve të mëdhenj
- Mirembajtja e lendes se parare dhe raportim per sasine tyre
- Përgatitja dhe menaxhimi i materialeve për printim (adeziv canvas, baner, letër muri etj.)
- Laminim, prerje dhe përfundim i produkteve
- Kontroll i cilësisë dhe saktësisë së ngjyrave
- Zgjidhje e problemeve të vogla teknike dhe raportim i çështjeve të mëdha
- Paketimi dhe përgatitja e produkteve për dorëzim ose montim
- Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të organizuar
- Komunikim i rregullt me menaxhimin (në distancë) përmes WhatsApp, ose email

- Aftësi bazë teknike ose përvojë e mëparshme me printerë (ofrohet trajnim)
- Kujdes ndaj detajeve dhe cilësisë së produktit
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi
- Besueshmëri dhe përpikmëri
- Aftësi të mira komunikimi
- Të jetë fizikisht i aftë për të menaxhuar materialet (rrotullat, printimet, etj.)

- Përvojë me programe si Adobe Illustrator, CorelDraw apo RIP software (RasterLink, VersaWorks)
- Njohuri mbi printimin UV, laminimin ose montimin e reklamave
- Përvojë e mëparshme në një punishte printimi ose reklamash

- Orar fleksibël (paradite ose pasdite)
- Trajnim i paguar mbi pajisjet dhe proceset tona
- Mundësi për t’u zhvilluar në pozicion të përhershëm si Menaxher Prodhimi
- Ambient pune krijues dhe i mbështetshëm
- Mundësi për stabilitet afatgjatë në një kompani me vizion ndërkombëtar
“Puna me printerë UV dhe Latex është një aftësi shumë e kërkuar në treg. Ne ofrojmë trajnim falas dhe praktik në këtë teknologji, që rrit shumë vlerën tënde si profesionist.
“Nëse përmbushim objektivat mujore të porosive, do ketë bonus mbi pagesën bazë.

Dërgoni një CV të shkurtër ose mesazh për përvojën tuaj në:


Apply WhatsApp