• Elbasan-B2B Sales Representative

EPPC Albania kërkon një B2B Sales Representative për klientin e saj.


Përgjegjësitë kryesore:
  • Identifikon mundësi të reja biznesi dhe prezanton zhvillimin e modelit të biznesit të kompanisë tek partnerët potencial;
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerët, biznese;
  • Përgjegjës për zhvillimin/rritjen e portofolit të klienteve, mbajtjen e sa më shumë pikave aktive si dhe kontraktimin e partnerëve të rinj;
  • Prezanton/sugjeron produktet dhe shërbimet e kompanisë tek çdo partner, në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e këtij të fundit;
  • Trajnon stafin e shitjes së partnerit me qëllim nxitjen e shitjeve të produkteve/shërbimeve të kompanisë, dhe sigurohet që proçesi i shitjes bëhet konform prodeçurave në fuqi;
  • Në bashkëpunim me departamentin e marketingut, ndihmon klientet me zgjidhje praktike për të nxitur me shume shitjet;
  • Menaxhon problematikat ose ankesat e partnerit/biznesit në lidhje me shërbimin e kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Aftësi të mira në shitje;
  • Eksperiencë të mëparshme në shitje, e preferueshme B2B;
  • Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie biznesi;
  • Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve;
  • Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top