• Durres, ofrojmë shërbime kontabiliteti

Durres
Sipas kërkesave të klientëve ofrojmë shërbimet e kontabilitetit si më poshtë :
  1. Pergatitja e pasqyrave financiare
  2. Sherbime mbi taksta dge tatime - sherbime fiskale deklarime online
  3. Sherbimet per pagat - konsulence , deklarimet per ISHP/Zyren e Pun
  4. Sherbime auditi ne baze te nevojave te biznesi
  5. Sherbime te tjera te dhenies se sigurise financiare
Pergatitja e pasqyrave financiare

Për çdo shoqëri apo organizata që kërkojnë cilësi të lartë shërbimesh kontabiliteti ofrojme njohuritë dhe kompetencat teknike për të plotësuar nevojat si më poshtë:
  • Mbajtje kontabiliteti sipas standarteve kombëtare
  • Përgatitja e pasqyrave financiare sipas SKK dhe SNRF
  • Raportim financiar sipas nevojave të kompanive
  • Hartimi i planifikimit financiar
  • Analizë e bilancit dhe pasqyrave financiare
Shërbime mbi Taksat & Tatime - Shërbime fiskale e deklarime online

Shërbime fiskale e Deklarime online për Tatimet dhe taksat. Ofrojme shërbim në fushën fiskale, deklarimi online dhe dhe orientimit të biznesit tuaj drejt taksave që shpesh herë janë komplekse dhe kërkojnë sqarime apo saktësime.
  • Llogaritjen dhe paraqitjen e taksave e tatimeve të vitit
  • Tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH);
  • Tatimin mbi të ardhurat personale
  • Tatimi në burim
  • Detyrimet doganore
  • Taksa vendore
  • Taksa të tjera
  • Këshillim gjatë kontrollit tatimor dhe apelimin e raporteve të kontrollit tatimor
Shërbime për pagat - Konsulencë, deklarime për ISHP/ Zyrën e Punës

Ofrojme konsulencë financiare si dhe shërbimet për llogaritjen e deklarimin e pagave të punojësve për kompanitë e vogla, të mesme e të mëdha të çdo sektori si më poshtë :
  • Deklarimet e punësimit dhe largimit të punonjësve sipas legjislacionit në fuqi
  • Llogaritjet dhe deklarimet e pagave bruto e neto mbështetur në legjislacionin në fuqi
  • Llogaritjet dhe deklarimet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore sipas legjislacionit në fuqi
  • Instruksioneve mbi nivelin e pagave bruto/neto , sigurimet shoqërore dhe tatimit mbi të ardhurat mbështetur në legjislacionin në fuqi
Shërbime auditi në bazë të nevojave të biznesit

Auditimi është një vlerë e shtuar e shërbimeve të kompanisë sonë dhe përfaqëson një shërbim profesional nga një ekspert i pavarur, i cili rrit besueshmërinë e informacionit financiar të përgatitur nga shoqëritë për palët e interesuara, sidomos për investitorët.
  • Audit i jashtëm i pavarur sipas Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit (ISA)
  • Audit të brendshëm sipas nevojave të biznesit
  • Rishikim të informacionit financiar
Shërbime të tjera të dhënies së sigurisë financiare

Shërbimet e konsulencës financiare kanë për qëllim të ndihmojnë biznesin me synim rritjen e biznesit dhe fitimit të tyre. Për të gjitha shoqëritë ofrojmë shërbime të specializuara në fusha të tilla si:
  • Këshillime për fillim të aktivitetit tregtar
  • Përgatitje të planeve të biznesit
  • Rritje të kapitalit
  • Investigime kontabël e fiskale për çështje gjyqësore dhe jashtëgjyqësore
  • Likuidime
  • Burime njerëzore
  • Trajnime sipas specifikave të çdo shoqërie
ina.invashaholli@gamil.com
 


Contact
Back
Top