• Durres, ofroj vend pune Supervizor Shitje

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania L&M Comercial, një ndër kompanitë lider të distribucionit, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit kërkon të punësoj Supervizor për departamentin e verërave dhe ushqimeve!
DETYRAT:
• Planifikon, organizon dhe drejton sistemin e shpërndarjes në të gjithë territorin e zonës përkatese.
• Drejton, udhëzon dhe monitoron të gjithë forcen shitëse qe ka nën mbikqyrje, duke synuar realizim të objektivave të kompanisë.
• Paraqet dhe ndjek vazhdimisht realizimin e target-it mujor për çdo agjent shitje.
• Paraqet dhe mbështet planin mujor të promocioneve.
• Koordinon veprimet e agjenteve me Departamentin e Financës për problemet e ndryshme ditore.
• Është përgjegjës për prezencën e agjentëve të shitjes dhe makinat e tyre në përputhje me rregulloret e kompanisë,
• Asiston agjentët e shitjes direkt në terren duke ju dhënë suportin dhe ndihmën për të zgjidhur situata të ndryshme që mund të krijohen.
• Mbledh informacionin e nevojshem nga tregu për konkurrencën, aktivitetet e tyre si dhe per fenomenin paralel të importit,
• Negocion kur hapet nje klient i ri, për listen e produkteve, vendosjen e tyre, shitjen dhe kushtet me të cilat do të mbyllet ky bashkëpunim.
• Merr pjese në negocime me klientet.
• Ndjek në bazë ditore arketimet dhe klientet problematik me vonesa.
• Përgatit dhe dërgon raportet brenda afateve kohore.

KËRKESAT:
• Arsimi i lartë,
• Eksperiencë pune në shitje
• Aftësi të mira komunikuese,
• Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
• Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
• Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
• Të jete i gatshëm të punojë në grup,
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion,
• Të jetë i aftë të zgjidhë problemet individualisht
• Të posedojë leje drejtimi automjeti.
• Gjuha e huaj anglisht përbën avantazh

Te interesuarit të dërgojnë CV në sales@lmcomercial.al
 


Apply
Back
Top