• Durres, ofroj vend pune Supervizor Prodhimi

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
Coepto sh.p.k është një kompani me aktivitet kryesor perpunimin e letres, prodhimin dhe realizimin e materialeve te paketimit, materialeve promocionale,etj. Aktualisht është në kërkim të: Supervizor Prodhimi.
Ky pozicion organizon grupet e punës dhe proceset prodhuese duke siguruar mbarëvajtjen e të gjithë procesit të prodhimit deri në produktin përfundimtar.

Detyrat
  • Planifikon, organizon, mbikëqyr dhe kontrollon punën e përditshme të punonjësve në lidhje me planet e prodhimit dhe realizimit e tyre.
  • Respekton dhe ndjek standartet e cilësisë, duke filluar që nga faza fillestare deri tek produkti përfundimtar.
  • Organizon punën sipas burimeve të disponueshme (makineri, lëndë të parë, fuqi punëtore).
  • Garanton furnizimin me materiale dhe pajisje pune të operatorëve për realizimin e planit të prodhimit.
  • Orienton, udhëzon, trajnon personelin e ri dhe atë aktiv për procese të ndryshme pune gjatë prodhimit.
  • Kontrollon dhe informon në mënyrë të vazhdueshme punonjësit mbi respektimin e rregullave të sigurisë në punë.
  • Identifikon nevojat për trajnim të stafit në prodhim dhe i përcjell tek eprori.
  • Përgatit raporte mbi të dhënat e prodhimit për të evidentuar problematikat dhe jep sygjerime për përmirësimin e tyre.
Kriteret
  • Eksperiencë punë në kompani prodhimi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të menaxhuar plane prodhimi të shumta njëkohësisht;
  • Aftësi analitike dhe organizative
  • Aftësi shumë të mira menaxhimi dhe bashkëpunimi.
Nëse mendoni se plotësoni kriteret dhe jeni kandidati i duhur, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutem dergoni CV tuaj në adresën e e-mailit eridona.jaho@coepto.com ose kontaktoni në numrin e tekefonit 068 900 7060.
 


Apply WhatsApp
Back
Top