• Durres, ofroj vend pune Specialist Shitje

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
EB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një Specialisti Shitje, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin, përpunimin dhe administrimin e faturave të klientëve, duke siguruar që të gjitha transaksionet financiare të jenë të sakta dhe në përputhje me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe lëshimi i faturave të sakta tek klientët në bazë të porosive ose shërbimeve të ofruara në kohën e duhur.
- Regjistrimi i pagesave dhe rakordimi me llogarinë e klientëve në sistemin Odoo.
- Monitorimi i balancave të papaguara dhe ndjekja e faturave.
- Komunikimi me klientët për çdo çështje të lidhur me faturat dhe pagesat.
- Arkivimi dhe organizimi korrekt i dokumenteve financiare për nevoja të auditimit dhe raportimit.
- Mbështetja e ekipit financiar në detyra administrative të përditshme, sipas nevojës.
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi statusin e llogarive të arkëtueshme dhe vjetërsinë e klientëve.
- Sigurimi i përputhshmërisë me politikat e kompanisë dhe standardet e kontabilitetit në fuqi.
- Kryerjen e detyrave të tjera të përcaktuara nga eprori direkt, sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet:
- Diplomë në Financë, Ekonomi, Kontabilitet apo një fushë të ngjashme.
- Njohuri të sistemit të faturimit dhe kontabilitetit.
- Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm përbën avantazh.
- Aftësi të mira në përdorimin e Excel-it dhe programeve financiare.
- Përpikëri, organizim dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Aftësi të mira komunikuse dhe bashkëpunuese.

Çfarë ofrojmë:
- Një ambient pune bashkëpunues dhe profesional.
- Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Paketë të konkurrueshme kompensimi.
- Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie në rritje dhe dinamike.
Procesi i përzgjedhjes:

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al
deri më datë 30/10/2025 ora 17:00.
Sigurohuni që të përfshini “Specialist Shitje” në subjektin e emailit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.

Kandidati duhet të banojë në Durrës.
 


Apply
Back
Top