Durres, ofroj vend pune Security Officer - Oficer Sigurie Crowne Plaza Durres by IHG
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Security | Polic | Ushtarak | Roje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Security Officer është përgjegjës për garantimin e sigurisë së mysafirëve, stafit dhe pronës së hotelit në çdo moment. Implementon standardet e sigurisë së Crowne Plaza Durrres by IHG dhe garanton që ato të zbatohen në mënyrë të plotë dhe që çdo situatë të trajtohet me profesionalizëm dhe kujdes maksimal. Ai/ajo mbështet aktivitetet e përditshme të departamentit dhe reagon me efikasitet ndaj çdo incidenti, duke ruajtur një prani të vazhdueshme, të vëmendshme por dhe miqësore në të gjithë ambientet e hotelit.
Siguria Operacionale
Siguria Operacionale
- Kryen patrullime të rregullta në të gjitha zonat e hotelit (interior dhe exterior) sipas orarit dhe planit të sigurisë.
- Siguron që hyrjet dhe daljet e personelit, mysafirëve dhe furnitorëve të monitorohen në përputhje me procedurat e hotelit.
- Reagon menjëherë ndaj çdo incidenti ose alarmi dhe raporton te Security Manager.
- Kontrollon sistemet e monitorimit CCTV dhe mban evidencë të çdo aktiviteti të rëndësishëm.
- Siguron ruajtjen e objekteve të vlefshme, sendeve të gjetura dhe materialeve konfidenciale.
- Ndihmon mysafirët në raste urgjente, duke ruajtur profesionalizmin dhe qetësinë.
- Jep mbështetje gjatë evakuimeve ose situatave emergjente sipas planit të emergjencës së hotelit.
- Siguron që të gjitha hyrjet e paautorizuara të parandalohen dhe trajtohen në mënyrë diskrete.
- Ruajtja e një pranie të dukshme dhe qetësuese për mysafirët dhe stafin.
- Zbaton procedurat e sigurisë, politikën e hyrjeve, përdorimit të pajisjeve dhe menaxhimit të çelësave.
- Raporton menjëherë çdo shkelje të protokolleve, dëmtime, apo rrezik potencial.
- Mban dokumentacion të saktë të të gjitha ngjarjeve, raportimeve dhe orareve të patrullimit.
- Siguron që pajisjet e sigurisë dhe emergjencës (alarme, fikëse zjarri, kamera, radio komunikuese ej.) të jenë funksionale.
- Punon ngushtë me departamentet e tjera për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe mikpritës.
- Merr pjesë në trajnime të rregullta për siguri, zjarrfikje, menaxhim emergjencash dhe First Aid.
- Mbështet implementimin e politikave të ISO 31000 dhe IHG Safety & Security Standards.
- Diplomë e shkollës së mesme (preferohet arsim i lartë ose trajnim profesional në siguri fizike).
- Përvojë e mëparshme si Security Officer, preferohet në hotele, institucione ose kompani private sigurie.
- Njohuri mbi procedurat e sigurisë, evakuimit dhe menaxhimit të emergjencave.
- Integritet, diskrecion dhe aftësi të mira komunikimi.
- Aftësi për të qëndruar vigjilent dhe për të vepruar me qetësi në situata nën presion.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze (gjuha tjeter përbën avantazh).