• Durres, ofroj vend pune për Menaxher/e projektesh - Profil asistent/e finance, Paga 1200 Eur

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  3. Ekonomist-Financier/e
  4. Gazetari | Komunikacion
Thirrje për Menaxher/e projektesh - Profil asistent/e finance
Qendra Amfora kërkon të punësojë një specialist/e që do të kryejë detyrën e aisistentit/es të projekteve dhe menaxherit/es të financës, për të mbështetur punën e përditshme të zyrës dhe për të koordinuar zbatimin administrativ të projekteve të mbështetura nga donatorët.

Angazhimi nis me kontratë pune 1 vjeçare me kohë të plotë pune (“full-time”) dhe realizohet fizikisht në zyrën në adresën:
Selia e Qendrës Amfora, Rruga «Aleksandër Goga», Ndërtesa nr. 99, Kati 2, Durrës.

Paga bruto e parashikuar për kandidatin me pikët maksimale: 1200 euro

Ajo do të indeksohet në varësi të propozimit të mbërritur, kryesisht referuar eksperiencës dhe do të pikëzohet në proporcion me kandidatin e përzgjedhur;
Gjithashtu ka mundësi rritje në varësi të performancës.

Kualifikimet dhe kërkesat:
Diplomë universitare në: Financë, ekonomi, administrim biznesi, shkenca shoqërore ose fusha të ngjashme.
Përvojë pune në pozicione të ngjashme.

Dërgojeni aplikimin tuaj në adresën e emailit: qendraamfora@gmail.com dhe ngarkoni aty:

1. CV (Curriculum Vitae);
2. Letër interesi – e personalizuar, ku shpjegon motivimin për pozicionin dhe përputhjen me misionin e Qendrës;
3. Emrat dhe kontaktet e dy referencave profesionale.

Afati: 27 korrik 2025, ora 23:59.
Celular: +355 69 69 30 500

Për më shumë lexoni në:
 


Apply WhatsApp
Back
Top