• Durres, ofroj vend pune Operator Call Center-Italisht

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Call Center Operator/e
  2. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Jemi një agjenci udhëtimesh me seli në Durrës që bashkëpunon me klientë dhe partnerë ndërkombëtarë. Kërkojmë një person serioz, të saktë dhe me përgjegjësi, i cili do të merret me rezervime, lëshimin e biletave, ndjekjen e klientëve deri në përfundim të udhëtimit dhe menaxhimin e komunikimeve, veçanërisht përmes telefonit dhe email-it.

Personi ideal duhet të ketë aftësi të mira komunikimi, të jetë i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve, dhe i aftë të përballojë situata të ndryshme me qetësi dhe profesionalizëm.
Njohja shumë e mirë e gjues italiane është e domosdoshme, pasi komunikimi zhvillohet kryesisht në këte gjuhë.
📍Orari i punës: nga ora 10:00 deri në 18:00, çdo ditë duke përfshirë edhe të shtunën
💰Pagesë fikse + bonus: përveç pagës bazë 650 euro , ofrohet bonus për çdo paketë të shitur.

Puna është dinamike, kërkon përkushtim dhe kujdes, por ofron një ambient stimulues për ata që e duan fushën e udhëtimeve dhe synojnë të zhvillohen profesionalisht.

Cel. : +355 69 409 7616
 


WhatsApp
Back
Top