• Durres, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Durrës

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Juridik | Drejtesi
  4. Menaxhim Biznesi
Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
  • Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
  • Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion;
  • Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
  • Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
  • Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
  • Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
  • Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
Kërkesat për pozicionin:
  • E preferueshme 2 vjet eksperiencë në manaxhimin e kredive me probleme;
  • Aftësi të provuara negocimi; aftësi të mira analitike; Aftësi për vendimmarrje.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
  • Profil i orientuar drejt arritjes së objektivit;
  • Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
  • Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme;
Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 20 Gusht 2025 në adresën email humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top