• Durres, ofroj vend pune Merchandiser

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
  2. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "deKoll" sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat Pinto dhe produktet e polisterolit Termax.
Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, "deKoll" kërkon të punësojë Merchandiser.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zbaton strategjitë e merchandising-ut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Siguron që produktet të ekspozohen në mënyrë tërheqëse dhe në përputhje me standardet e markës.
  • Përgjegjës për shpërndarjen dhe administrimin e materialeve marketing
  • Koordinon me stafin e dyqaneve për mirëmbajtjen e ekspozimeve.
  • Viziton rregullisht pikat e shitjes për të monitoruar prezantimin e produkteve.
  • Qëndron i informuar për trendet e tregut dhe preferencat e konsumatorëve.
  • Bashkëpunon me departamentin e shitjeve për lançime të reja dhe fushata promocionale.
  • Krijon dhe zbaton koncepte tërheqëse vizuale për prezantimin e produkteve në showroom, ekspozita apo panaire.
  • Koncepton dhe organizon dizajnin e stendave për panaire, ekspozita dhe prezantime.
  • Jep rekomandime për përmirësimin e prezantimit të produkteve dhe paketimit.
Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Marketing/Design
  • Të ketë aftësi analitike dhe komunikuese
  • Të përdorë programet e paketës MS Office
Mund të aplikoni duke :
  1. Dërguar CV në adresën hr@dekoll.al
  2. Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0694058797
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top