• Durres, ofroj vend pune Menaxher per Blerjet - Crowne Plaza by IHG Durrës

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Informacion:
Ky njoftim për punësim i referohet një pozicioni pranë një hoteli që është në pronësi dhe menaxhohet nga një partner i pavarur (franchisee), dhe jo nga IHG apo ndonjë prej shoqërive të lidhura me të. Duke klikuar butonin “Apliko”, ju do të aplikoni për një pozicion pranë një hoteli të menaxhuar në mënyrë të pavarur nga IHG dhe jo për një marrëdhënie punësimi me IHG apo degët e saj.

Përmbledhje e pozicionit
Menaxheri/ja i/e Blerjeve është përgjegjës/e për sigurimin efikas dhe ekonomik të mallrave dhe shërbimeve për të gjitha departamentet e hotelit. Ai/ajo luan një rol thelbësor në ndërtimin e zinxhirit të furnizimit, duke negociuar kontratat, garantuar cilësinë dhe respektuar standardet e Crowne Plaza / IHG, në përputhje me legjislacionin vendas.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Zhvillon, implementon dhe mbikëqyr politikat dhe procedurat e blerjes sipas standardeve të Crowne Plaza/IHG dhe praktikave më të mira lokale
  • Krijon dhe menaxhon marrëdhënie të forta me furnitorë lokalë dhe ndërkombëtarë, duke negociuar çmime, kushte dhe cilësi.
  • Siguron që të gjitha blerjet të jenë në përputhje me kërkesat operacionale dhe buxhetore të hotelit.
  • Menaxhon procesin e kërkesave për ofertë (RFQ/Request for Quotation) dhe krahasimin e alternativave (Price Comparison).
  • Monitoron performancën e furnitorëve dhe bën vlerësime periodike për cilësi, çmim dhe besueshmëri.
  • Koordinon ngushtë me te gjitha departamentet e Hotelit (F&B, FO, Maintanance etj) për të garantuar fluks të qetë dhe te kontrolluar të furnizimeve.
  • Siguron integrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në sistemet e kontrollit të inventarit dhe financës (p.sh. Material Control).
  • Mbikëqyr proceset e marrjes në dorëzim, verifikon faturat dhe ndjek dokumentacionin përkatës.
  • Zbaton praktika të qëndrueshme dhe kërkon mundësi për efikasitet për kosto pa kompromentuar cilësinë.
  • Përgatit raporte të rregullta për analiza kostosh dhe ecurinë e blerjeve.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë, ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë në pozicione të ngjashme në sektorin hotelier, F&B, apo industrinë e shërbimeve.
  • Aftësi të mira në negociata, analiza kostosh dhe menaxhim kontratash.
  • Njohuri të mira në përdorimin e sistemeve të blerjeve dhe inventarit
  • Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar mbi blerjet, tatimet dhe procedurat fiskale
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze (shkrim dhe të folur).
Çfarë ofrojmë ne

Ne ofrojmë një pagë konkuruese, në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e rolit, si dhe mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërtim karriere brenda një ambienti që promovon rritjen dhe mbështetjen e talenteve. Të bëhesh pjesë e Crowne Plaza Durrës do të thotë të punosh me standarde të larta ndërkombëtare dhe të kontribuosh në një histori suksesi që sapo ka nisur.

Ju lutemi vini re:

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret dhe kërkesat e pozicionit (Minimumi 3+ vite përvojë në pozicione të ngjashme) do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Cel. : 0682001667
 


WhatsApp
Back
Top