• Durres, ofroj vend pune Menaxher Dyqani - Flying Tiger Copenhagen

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim Punësimi

Flying Tiger Copenhagen – Just Fun Balkans është franshize ekskluzive që sjell shpirtin e këtij brendi unik danez në rajonin tonë. Misioni ynë është të bëjmë jetën e përditshme pak më të pasur përmes produkteve të dizajnuara, të gëzuara që nxisin kreativitetin, lidhjen dhe momente të vogla lumturie.
Ne përfaqësojmë brendin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Malin e Zi duke ndërtuar një prani që lidhet me njerëzit përmes kuriozitetit, lojarisë dhe një kuptimi të fortë lokal. Jemi krenarë që jemi pjesë e Grupit Balfin, një grup investimesh udhëheqës në Evropën Juglindore, i cili mbështet vizionin tonë afatgjatë dhe rritjen në rajon.
Ndërsa jemi të frymëzuar nga një koncept global, udhëtimi ynë është rajonal i formuar nga kultura, njerëzit dhe idetë lokale. Po krijojmë diçka guximtare, të freskët dhe plot karakter në zemër të Ballkanit Perëndimor.

Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, duke përfshirë bankarizmin, zhvillimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika të forta biznesi, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikimin në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Menaxher Dyqani

Departmenti: Retail

Lokacioni: Durres


Menaxheri i Dyqanit ka përgjegjësi të përgjithshme për rezultatet, operacionet, konceptin, visual merchandising, stafin dhe ambientin e punës në dyqan, dhe siguron që ligjet, rregullat dhe udhëzimet e tregut të ndiqen rreptësisht.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Mbajtja e përgjegjësisë së përgjithshme për fitimet dhe humbjet (P&L) e dyqanit.
  • Menaxhimi dhe kontrolli i inventarit te dyqanit.
  • Menaxhimi dhe kontrolli i Cash-it dhe proceseve te arkes.
  • Arritja e targeteve të shitjeve dhe realizimi i objektivave të biznesit sipas udhëzimeve të Menaxherit Rajonal.
  • Udhëheqja e stafit të dyqanit për të arritur indikatorët kyç të performancës (KPIs) të shitjeve dhe fitimprurësinë, duke siguruar standarde të larta në ekzekutimin operacional.
  • Analizimi i performancës së dyqanit dhe ndërmarrja e veprimeve të menjëhershme kur është e nevojshme.
  • Sigurimi i përvojës së shkëlqyer të klientit në dyqan duke ndjekur standardet e shërbimit të Flying Tiger Copenhagen.
  • Zbatimi i konceptit të Flying Tiger Copenhagen në modelet komerciale dhe operative, sipas manualeve dhe udhëzimeve.
  • Sigurimi i një procesi efikas për marrjen e produkteve, duke koordinuar me stafin dhe oraret e punës.
  • Menaxhimi i planifikimit të stafit, duke marrë parasysh zonat me fluks më të madh të klientëve.
  • Caktimi i detyrave rutinë dhe jo rutinë në përgatitjen e orarit ditor për Asistentët e Shitjes, duke siguruar që aktivitetet të kryhen në mënyrën më efikase.
  • Sigurimi që standardet e konceptit të ndiqen në dyqane dhe ofrimi i raporteve (përmes mjetit të raportimit në aplikacion).
  • Ndiqja e proceseve aktuale për të siguruar të dhëna të sakta për inventarin.
  • Sigurimi që dyqani të përmbushë politikat lokale, kërkesat ligjore dhe standardet etike, duke përfshirë rregulloret lokale për shëndetin dhe sigurinë.
  • Udhëheqja, trajnimi dhe zhvillimi i stafeve të dyqanit për të zbatuar dhe ruajtur standardet e merchandising vizual.
  • Sigurimi që proceset dhe procedurat të ndiqen (p.sh., menaxhimi i parasë, siguria, rregullat e HR).
  • Përgjegjësia e përgjithshme për punonjësit e dyqanit: menaxhimi i gjithë ciklit të punonjësve, përfshirë kontratat, përgatitjen dhe trajnimin e stafit të ri, motivimin dhe zhvillimin e tyre, mirëqenien fizike dhe mendore, ambientin e punës, menaxhimin e lejeve, pasfollow-up, planifikimin e pasardhësve dhe përfundimin e kontratave
  • Përgjegjësia për rekrutimin dhe punësimin, me miratimin e Menaxherit Rajonal.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me ligjet bazë të punës, marrëveshjet kolektive dhe politikat e kompanisë.
  • Zhvillimi dhe motivimi i stafit të dyqanit, duke siguruar zhvillimin e talenteve, mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e tyre.
  • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të forta, duke kontribuar në punë ekipore efikase përmes bashkëpunimit në të gjithë organizatën.
  • Lehtësimi dhe komunikimi i vlerave, objektivave dhe kulturës së kompanisë dhe markës.
  • Trajnimi dhe mbështetja e stafit të dyqanit në shitje, merchandising vizual dhe operacione të dyqanit.
Kualifikimet:
  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
  • Njohuri të gjuhës angleze (përbën avantazh);
  • I/e orientuar drejt rezultateve dhe i/e fokusuar te biznesi;
  • Aftësi të forta shitjeje të kombinuara me aftësi për trajnim dhe udhëheqje në shitje;
  • Kuptim i shkëlqyer i shërbimit ndaj klientit dhe fokus tek eksperienca e klientit;
  • Njohuri mbi parimet komerciale dhe të visual merchandising;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri te thelluara mbi produktet e kompanise;
  • Njohuri mbi produktet e kompanisë;
  • Sjellje pozitive dhe optimiste;
  • Vetë-motivim dhe iniciativë personale;
  • Aftësi për të udhëhequr, angazhuar, motivuar dhe mobilizuar ekipet;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të përshtatjes në një mjedis me kërkesa të larta, me kohë të limituar dhe ndryshime të shpejta;
Kushtet e punës: Just Fun Balkans ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në meritë dhe në vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në hr@justfun.al deri më 22/05/2026

*Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Ekipi i Burimeve Njerëzore.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top