• Durres, ofroj vend pune Hidraulik

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik
Eksperienca
vetem me eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes. I.XH.E.M shpk prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zhvillimit të saj, kompania po kërkon të punësojë individë të kualifikuar për pozicionin: HIDRAULIK

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i linjave të reja dhe ekzistuese të ajrit të kompresuar;
  • Kryerja e punimeve të brendshme hidraulike, duke siguruar funksionimin efikas të sistemeve;
  • Pjesëmarrje në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike që lidhen me sistemet hidraulike;
  • Rregullimi dhe kontrolli i pajisjeve hidraulike për të garantuar sigurinë dhe efikasitetin maksimal;
  • Inspektimi dhe testimi i sistemeve për të siguruar që ato të funksionojnë brenda parametrave të kërkuar;
  • Pjesëmarrje në planifikimin dhe përmirësimin e sistemeve hidraulike të kompanisë;
  • Dokumentimi dhe raportimi i punimeve dhe inspektimeve të kryera;
  • Ndihma në trajnimin e stafit të ri për procedurat dhe teknikat e përdorura.
Kualifikimet:
  • Arsim professional në fushën e Hidraulikës
  • Eksperiencë punë e mëparshmë si Hidraulik (preferohet në kompani me profil të ngjashëm pune)
  • Aftësi të mira për të punuar me pajisjet hidraulike;
  • Pavarësi dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave të përditshme;
  • Njohuri të thjeshta teknike dhe aftësi për të kuptuar diagramet dhe planet teknike;
  • Të jetë I aftë për të punuar në grup dhe i komunikueshëm
Çfarë ofrojmë:
  • Punë të qëndrueshme në një kompani lider në fushën e parafabrikatëve.
  • Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune.
  • Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik.
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë. Tel: 0694087215 e-mail: hr@ixhem.com

VENDNDODHJA E PUNES: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.
 


Apply WhatsApp
Back
Top