• Durres, ofroj vend pune Furnitor/Magazinier

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madhë prodhues të letres dhe kartonit .Prej vitit 2003 vazhdojmë prodhimin e kutive të kartonit dhe të ambalazhimit, gjithashtu jemi shpërndarës të letrës së ambalazhimit si produkt i ndërmjetëm për prodhuesit vendas të paketimit.

Detyrat:

  • Magazinieri/furnitori ka varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtoria Teknike dhe Prodhimit dhe në punën e tij zbaton Ligjin 6942, datë 25.12.1984 "Për Administrimin e Vlerave Materiale" si dhe Vendimet e Udhëzimet e KM në zbatim të tij.
  • Pas një kërkese me shkrim , ( të hartuar mbi një model të miratuar nga Administratori), të paraqitur nga përgjegjësit e reparteve, apo sektorëve të ndryshëm të shoqërisë për materiale dhe pjesë ndërtimi si dhe pas konfirmimit nga Drejtori Teknik dhe i Prodhimit, Magazinieri/Furnitori kryen procedurat e blerjes.
  • Magazinieri/furnitori kryen blerjen e adrecaturës së imët, si dhe artikujve të tjerë sipas nevojave të shoqërisë.
  • Bën hyrjen dhe daljen e materialeve në magazine dhe plotëson kartelat për çdo artikull.
  • Dorëzon në Drejtorinë e Financës faturën tatimore të blerjeve për çdo artikull.
  • Magazinieri/Furnitori duhet të kujdeset dhe është detyrë e tij që të ruajë dhe administrojë materiale në magazinë.
  • Në gjithë veprimtarinë e tij gjatë punës zbaton rregullat e sigurimit teknik.

Kualifikimet:

  • Arsim i larte, preferohet te kete mbaruar nje nga deget e Fakultetit te Ekonomikut.
  • Të ketë eksperience pune minimalisht 2 vjet eksperiencë si Magazinier.
  • Të zoteroje aftesi kompiuterike te paketës Microsoft Office (kryesisht Excel).
  • Të ketë aftesi menaxhuese dhe të punës në grup.
  • Te jete komunikues i mire, te kryej me pergjegjshmeri detyrat e ngarkuara.

Shënime:

Te gjithe te interesuarit te dergojne nje Cv ne adresen e emaili: zyrajuridike@edipack.al ose te telefonojne ne numrin e telefonit: 0697014871.
Adresa : Lagja 15, Rr."Aleksandër Goga", Porto Romano , Durrës, Shqipëri.
 


Apply WhatsApp
Back
Top