Durres, ofroj vend pune Elektro-Mekanik
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Elektricist
- Mekanik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar duke shfrytëzuar plotësisht performancën e betonit me anë të teknologjisë së paranderjes. I.XH.E.M shpk prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive të afta për të përmbushur çdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Kompania jonë është në kërkim të një Elektro-Mekaniku
Adresa: Vrinë, Sektor Rinia, Durrës.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kompania jonë është në kërkim të një Elektro-Mekaniku
Detyrat kryesore:
- Diagnostikimi, mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve elektrike dhe elektronike të automjeteve dhe makinerive të kompanisë.
- Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike dhe elektromekanike në automjete dhe pajisje pune.
- Kryerja e kontrolleve periodike për të siguruar funksionimin korrekt të mjeteve dhe makinerive.
- Bashkëpunimi me ekipin e mirëmbajtjes për zgjidhjen e problematikave teknike dhe minimizimin e kohës së ndërprerjes së punës.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave të kompanisë gjatë kryerjes së punimeve.
Kërkesat:
- Arsim profesional ose i lartë në fushën e Elektromekanikës, Elektro-Autos ose profile të ngjashme teknike.
- Eksperiencë pune si elektro-auto, elektromekanik ose në pozicione të ngjashme.
- Njohuri të mira mbi sistemet elektrike, elektronike dhe mekanike të automjeteve dhe makinerive industriale.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Vendbanimi në Durrës përbën avantazh.
Adresa: Vrinë, Sektor Rinia, Durrës.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apply WhatsApp