• Durres, ofroj vend pune Ekonomist

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Përmbledhja e punës:

Ne po kërkojmë një Operator finance, energjik dhe të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit tonë te finances. Operatori i finances pranon dhe regjistron porositë nga palët përkatëse në program. Ndihmon në mbarëvajtjen e punës të koordinatorit të shitjes dhe financierit duke përgatitur dokumenta, Koordinon porositë e shitjes nga magazina në destinacionin e klientëve të shkojnë në cilesinë e duhur dhe në kohë.

Detyrat kryesore
  • Pranon porositë nga përfaqësuesit e shitjes dhe i përpunon ato në programin financiar.
  • Rregjistron porositë për shitje në sistemin kontabël
  • Regjistron faturat e kthimit të mallit, dhe zbritjet
  • Procedon porositë tek magazina
  • Kryen faturat e shitjes së mallit dhe verifikon saktësimin e tyre
  • Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e magazines në të gjithë procesin (porosi, transport, faturim)
  • Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e shitjes për specifikat e porosive
  • Koordinon dhe siguron që transporti dhe porositë e shitjes nga magazina drejt klientëve të shkojnë në cilesinë e duhur dhe ne kohë
  • Monitoron dhe rakordon arkën fiskale
  • Harton raportet dhe dokumenta të tjera që lindin gjatë punës
  • Monitoron dhe rakordon raportet e klientëve
  • Përgatit raportet periodike financiare
Kualifikimet
  • Diplomë universitare në degët e Ekonomisë (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznes)
  • Njohuri të mira të programeve të paketës MS Office (veanërisht Excel & Word)
  • Njohuri të programit financiar Bilanc
  • Njohuri të gjuhës angleze
Aftësitë
  • Avantazh njohja e programeve financiare dhe procesi i fiskalizimit.
  • Avantazh eksperience pune.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, i orientuar drejt zgjidhjeve për të përcaktuar qartë prioritetet.
  • Aftësi për të ndërtuar raport bashkëpunimi efikase me bashkëpunëtorët.
  • Të karakterizohet nga etikë e lartë profesionale dhe integritet të lartë.
Cfare ofrojme:
  • Paga konkurruese me bonuse të bazuara në performancë për të shpërblyer kontributet tuaja.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional përmes trajnimeve dhe mentorimit të vazhdueshëm.
  • Një mjedis pune bashkëpunues dhe mbështetës që vlerëson vullnetin e mirë dhe integritetin.

Si të aplikoni:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në : hr@eder.trade

Cel. : 0694069612
 


Apply WhatsApp
Back
Top