• Durres, ofroj vend pune Ekonomist/e

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Mileniumi i Ri 2 është kompani prodhuese që mbulon fushën e paketimit me baze letre/kartoni në tregun vendas dhe më gjerë. Kompania realizon amballazhe kartoni për industrine farmacuetike, industrine ushqimore, industrine tekstile etj..


Në kuadër të vendit vakand, Mileniumi i Ri 2 kërkon të punësojë një punonjës ne pozicionin: Ekonomist/e.


Detyrat
· Regjistrim ditor i veprimeve financiare në programin kontabël;
· Ndjekja e proçesit të shitjes në sistemin financiar;
· Kontroll i detajuar i të ardhurave dhe shpenzimeve të kompanisë;
· Kontrollon dhe kryen inventarin në magazinë;
· Përgatit raport në lidhje me shitjet/arkën;
· Përgatit raport furnitorësh dhe raport likujditetesh;
· Përgjegjës për regjistrimet e veprimeve të Bankës dhe Arkës në sistemin financiar;
· Kryen rakordimet periodike me klientë dhe furnitorë;
· Raporte periodike sipas kërkesave të menaxhmentit.


Kualifikimet:
· Të ketë përfunduar arsimin e lartë ekonomik;
· Njohuri të sistemit FINANCA 5;
· Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package;
· Të jetë i/e aftë të kryejë analiza financiare dhe kontrollin e raporteve financiare;


Mileniumi i Ri 2 ofron:
· Një ambient shumë pozitiv, me njerëz energjikë, të motivuar, që kanë dëshirë të zhvillohen, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm të ndihmojnë kolegët në zgjidhjen e problematikave.
· Sigurimi i mjeteve të nevojshme për të kryer sa më mirë operacionet e përditshme.
· Sigurimi i transportit Tiranë-Durrës, Durrës-Tiranë.
· Kushte financiare mjaft të favorizuara për tregun ku operojmë.


Apliko tani duke dërguar CV tuaj në: info@mileniumiri2.al / besmirzekaj@mileniumiri2.al
 


Apply
Back
Top