• Durres, ofroj vend pune Asistent Menaxher

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Pronatyra Treg, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 nje rrjet shitjesh ushqimore me pakicë,
po kërkon per marketin PronatyraTreg, Durrës:

POZICIONI: Asistent Menaxher
DEPARTAMENTI: Operacional
VENDNDODHJA: Durrës
RAPORTON TE: Menaxheri Njësisë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
  • Asiston në administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë.
  • Asiston në koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit.
  • Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët. Shqyrton dhe trajton ankesat e klientëve, komentet dhe sugjerimet e tyre.
  • Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore dhe realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit .
  • Asiston përgjegjësin në implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve.
  • Asiston përgjegjësin për menaxhimin e programit PROTIK/STORE/BNT.
  • Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë.
  • Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
  • Asiston në kryerjen e porosisë të asortimentit, marrjes së mallit në dorëzim në përputhje me sasinë dhe cilësinë e duhur si dhe sipas grafikut. Garanton shpërndarjen e shpejtë të mallit nëpër reparte.
PROFILI I KANDIDATIT:
  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik).
  • Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market.
  • Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese.
  • Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
NE OFROJMË:
  • Kushte shumë të mira pune.
  • Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
MËNYRA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose të kontaktojnë në numrin: 0694089912

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top