Durres, ofrohet vend pune Teknik Ndertimi
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Teknik
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Shoqëria “VEGA sh.p.k.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në: ndërtimet detare, infrastrukturë, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të saj, është në kërkim të një: Teknik Ndërtimi – Objekti i Ri në Durrës
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Ndjek dhe organizon ecurinë e punimeve në kantier
- Ndan detyrat ditore dhe udhëzon grupet e punës
- Kontrollon zbatimin e punimeve sipas projektit dhe KTZ
- Siguron kushte të sigurta dhe teknike në vendin e punës
- Mban dokumentacion teknik dhe ditarin e punës
- Kontrollon materialet dhe menaxhon shpërndarjen e tyre
- Raporton rregullisht për ecurinë dhe problematikat ditore
- Koordinon me inxhinierët për vijimin e punimeve
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë nga shkolla e mesme teknike (profili ndërtim)
- Minimumi 5 vite përvojë në zbatim punimesh ndërtimi
- Aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe raportimi
- Njohuri të projekteve dhe dokumentacionit teknik
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në orare të zgjatura
Shënim:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917Apply WhatsApp