• Durres, ofrohet vend pune Specialist Logjistike

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
AIRONE LOG është një kompani spedicioni ndërkombëtar, e specializuar në transportin ajror dhe detar.e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve efikase dhe të besueshme, duke u kujdesur për të gjitha fazat e transportit, duke u siguruar klientëve tanë zgjidhjet më të mira.Vendosim në dispozicion të klientëve tanë përvojën tonë shumëvjeçare dhe profesionalizmin që na dallon.

Për të zgjeruar ekipin tonë operativ, jemi në kërkim të një Specialisti/e Logjistike, energjik dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në sektorin e logjistikës dhe transportit ndërkombëtar.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Organizimi dhe menaxhimi i dërgesave ndërkombëtare (ajrore dhe detare)
  • Koordinimi me klientët, agjentët dhe furnitorët
  • Monitorimi i procesit të transportit nga nisja deri në dorëzim
  • Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit të transportit
  • Zgjidhja e problematikave gjatë procesit të dërgesave
  • Optimizimi i proceseve logjistike dhe kostove
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Diplomë universitare (preferohet në Logjistikë, Ekonomi ose fusha të ngjashme)
  • Përvojë e mëparshme në logjistikë ose transport (minimumi 3 vite)
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze (minimumi niveli B2)
  • Njohuri të paketës Microsoft Office
Ne Ofrojmë:
  • Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Page konkurruese bazuar në përvojën, aftësitë dhe kualifikimet e kandidatit.
Vendi i punës: Durrës

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemit të dërgoni CV-në tuaj ne:
ina.leka@aironelog.com,
marco.larocca@aironelog.com , giuseppe.turcato@aironelog.com
Cel: +355 69 52 99 803
 


Apply WhatsApp
Back
Top