Durres, ofrohet vend pune Specialist Finance
- Durres
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Eder Trade po zgjeron ekipin!
EDER TRADE sh.p.k.
Me mbi 20 vite përvojë në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të ndërtimit, Eder Trade është një ndër kompanitë lider në tregun shqiptar.
Aktualisht jemi në kërkim të një Specialist Finance, i cili/ajo do të bëhet pjesë e ekipit tonë teknik dhe do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
Objektivat e pozicionit
- Regjistrim i transaksioneve ditore (fatura blerje/shitje, fletë prodhimi, statement bankarë, arka, etj.) sipas manualeve dhe udhëzimeve të Mbikëqyrësit të Financës
- Verifikim i informacionit financiar në software me dokumentacionin përkatës
- Raportim ditor mbi gjendjen e likuiditeteve (arkë/bankë) sipas valutave
- Suport në raportimet financiare, ndërtimin e buxheteve dhe proceset e auditimit të brendshëm/jashtëm
- Kontroll i inventarit fizik dhe përgatitja e procesverbaleve përkatëse
- Komunikim me palë të treta: klientë, furnitorë, transportues
- Përgatitja e praktikave të eksportit/importit dhe koordinimi i dërgesave
Përgjegjësitë
- Regjistrim korrekt dhe në kohë i transaksioneve financiare
- Raportim i plotë dhe i saktë brenda afateve të përcaktuara
- Arkivim i dokumentacionit financiar sipas protokolleve të kompanisë
- Raportim i menjëhershëm për çdo problematikë te mbiqyrësi ose drejtimi
Kualifikimet që kërkojmë
- Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet
- Minimumi 5 vite eksperiencë në financë (avantazh: sektor prodhimi & shpërndarje B2B)
- Njohuri dhe eksperiencë pune me programin Bilanc dhe Microsoft Excel
- Përvojë me ERP systems
- Aftësi analitike, organizative dhe bashkëpunuese
- Komunikim i mirë dhe etikë profesionale
Benefitet që ofron Eder Trade
- Pagë mujore konkuruese
- Skemë vjetore bonusesh mbi performancën
- Fond emergjence për raste shëndetësore/sociale
- Bibliotekë dhe mbështetje kulturore
- Nisma humanitare dhe mbështetje për komunitetin
