• Durres, ofrohet vend pune Recepsionist/e Crowne Plaza by IHG Durres

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
  2. Recepsionist/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Rreth pozicionit

Ky pozicion ofrohet nga një hotel i menaxhuar nga një operator i pavarur dhe jo drejtpërdrejt nga IHG apo degët e saj. Duke aplikuar për këtë vend pune, ju po aplikoni pranë një hoteli që operon në bazë të një marrëveshjeje franchise me IHG.

Përmbledhje e Pozicionit

Recepsionisti/ja është personi i parë që mirëpret klientët dhe personi që krijon përshtypjen e parë për Crowne Plaza Durrës. Me një qasje të ngrohtë, autentike dhe profesionale, ai/ajo siguron që çdo klient të ndihet i mirëpritur, i dëgjuar dhe i vlerësuar që në momentin e parë. Ky rol ka një rëndësi thelbësore në krijimin e përvojave pozitive dhe të paharrueshme, të cilat i motivojnë klientët të rikthehen sërish pranë Crowne Plaza Durrës.

Detyrat Kryesore

Shërbimi ndaj Klientit

• Ofron një mirëseardhje profesionale, të ngrohtë dhe të personalizuar për të gjithë klientët.
• Menaxhon proceset e check-in dhe check-out sipas standardeve të shërbimit të IHG dhe Crowne Plaza.
• Trajton kërkesat dhe shqetësimet e klientëve menjëherë dhe në mënyrë profesionale.

Detyrat Operacionale
• Përdor Sistemin e Menaxhimit të Pronës (PMS) në mënyrë efikase dhe të saktë
• Menaxhon rezervimet, pagesat dhe faturimin në përputhje me procedurat standarte
• Ka njohuri mbi shërbimet, facilitetet, promovimet e hotelit dhe atraksionet lokale.
• Mban zonen e recepsionit te pastër, te organizuar dhe te paraqitshme në çdo kohë.

Standardet e Markës

• Promovon IHG One Rewards dhe siguron që klientët te kuptojnë përfitimet e tyre.
• Respekton të gjitha standartet e markës Crowne Plaza,
• Maksimizon mundësitë për upselling dhe ofron shërbimet e tjera të hotelit për të rritur të ardhurat.

Komunikimi & Koordinimi
• Bashkëpunon në mënyrë efektive me departamentet e Housekeeping, Engineering, F&B dhe të tjera për të përmbushur nevojat e klientëve.
• Komunikon qartë dhe me respekt me kolegët dhe menaxhmentin.
• Raporton menjëherë çdo problem lidhur me mirëmbajtjen, sigurinë dhe mbrojtjen.

Cilësitë Personale
• Personalitet pozitiv me pasion për mikpritjen.
• Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të qëndruar i qetë nën presion.
• Orientim drejt punës në ekip, por i aftë të punojë edhe në mënyrë të pavarur.

Kërkesat e Punës & Kompetencat
• Përvojë e mëparshme si recepsionist/e ose në një rol të ngjashëm në hotele, preferohet në hotele me standard ndërkombëtar.
• Njohuri të mira të sistemeve PMS (Opera perben avantazh), rezervimeve dhe menaxhimit të të dhënave të klientëve.
• Aftësi të forta në komunikim dhe shërbim ndaj klientit, përfshirë zgjidhjen e konflikteve dhe trajtimin e ankesave.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera është avantazh).
• Aftësi për të qëndruar i/e qetë dhe i/e fokusuar me vëmendje ndaj detajeve.
• Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur, duke menaxhuar detyrat e përditshme të recepsionit.
• Orientim ndaj shërbimit, cilësisë dhe standardeve të markës Crowne Plaza.

Ju lutemi vini re:

Pasi të dërgoni CV-në tuaj, ajo do të shqyrtohet me korrektësi nga ana jonë. Vetëm kandidatët që përmbushin plotësisht kriteret e mësipërme do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes. Faleminderit për mirëkuptimin.

Per kontakt: +355682001667 ose hr@cpdurres.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top