• Durres, ofrohet vend pune Operator Kontrolli dhe Sigurie Objekti

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Eksperienca
vetem me eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikatë në beton të armuar , prodhon një gamë të gjërë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive të aftë për të përmbushur cdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zhvillimit të saj, kompania fton individë të aplikojnë në pozicionin:

OPERATOR KONTROLLI DHE SIGURIE OBJEKTI

Detyrat:
  • Përgatitja e faturave të shoqërimit për kamionët e ngarkuar me materiale që dalin nga fabrika.
  • Kontrolli dhe shënimi i peshave të kamionëve gjatë peshimit (bosh dhe me ngarkesë).
  • Regjistrimi në programin e peshores i materialeve/elementeve që hyjnë dhe dalin nga fabrika.
  • Regjistrimi i të dhënave në kompjuter dhe arkivimi i dokumentacionit përkatës.
  • Monitorimi i lëvizjeve në pikën e kontrollit dhe raportimi i çdo parregullsie.
Kualifikimet:
  • Arsim i mesëm
  • Njohuri bazë në përdorimin kompjuterit (Excel/Word).
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe kujdes në punë.
  • Eksperienca e mëparshme në role të ngjashme është avantazh.
  • Patent klasi B
  • Kandidatët preferohen të jenë me banim në Durrës

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: eridona.jaho@ixhem.com .
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia, Durrës.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top