• Durres, ofrohet vend pune Marketing & Hospitality Manager

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një klienti në sektorin e turizmit dhe mikpritjes, jemi në kërkim të një personi dinamik, të organizuar dhe të orientuar drejt rezultateve për pozicionin Marketing & Hospitality Manager. Kandidati ideal do të menaxhojë prezencën digjitale të vilave, verës dhe restorantit, komunikimin me klientët, rezervimet dhe koordinimin e operacioneve të përditshme të akomodimit.

Ky rol është kyç për rritjen e rezervimeve, forcimin e imazhit të brandit dhe garantimin e një eksperience profesionale dhe cilësore për klientët para, gjatë dhe pas qëndrimit të tyre.

Lokacioni: Gjiri i Lalzit

Përgjegjësitë Kryesore

Marketing & Menaxhim i Rrjeteve Sociale

  • Menaxhon Instagram, Facebook dhe platformat e tjera të komunikimit digjital.
  • Planifikon dhe publikon përmbajtje të rregullt: postime, story, reels dhe materiale promocionale.
  • Ndjek mesazhet, komentet dhe kërkesat që vijnë nga rrjetet sociale dhe kanalet online.
  • Bashkëpunon në krijimin e fushatave promocionale për vilat, verën, restorantin dhe ofertat sezonale.
  • Monitoron performancën e përmbajtjes dhe propozon ide për rritjen e shikueshmërisë, angazhimit dhe rezervimeve.
  • Koordinon krijimin e materialeve vizuale dhe promovuese sipas identitetit të brandit.
Menaxhim Rezervimesh & Shitjesh

  • Menaxhon rezervimet nga Booking, Airbnb, kanalet direkte dhe rrjetet sociale.
  • Përgjigjet në kohë reale ndaj kërkesave të klientëve.
  • Maksimizon konvertimin e kërkesave në rezervime konkrete.
  • Ndjek kalendarin e disponueshmërisë, çmimet dhe politikat e rezervimit.
  • Sugjeron oferta dhe paketa akomodimi sipas sezonit dhe nevojave të klientëve.
  • Ndjek pagesat, konfirmimet dhe koordinimin e rezervimeve deri në finalizim.
Menaxhim Operacional i Vilave

  • Koordinon check-in dhe check-out të klientëve.
  • Ndjek gjendjen e vilave/dhomave dhe koordinon pastrimin dhe përgatitjen me housekeeping.
  • Siguron që çdo vilë të jetë gati sipas standardeve përpara mbërritjes së klientëve.
  • Raporton problematikat operative dhe ndjek zgjidhjen e tyre në kohë.
  • Koordinon me ekipet e mirëmbajtjes, pastrimit, recepsionit dhe shërbimeve të tjera të nevojshme.
  • Kontrollon standardin e prezantimit dhe funksionalitetit të ambienteve.
Kujdesi ndaj Klientit

  • Kujdeset për komunikimin profesional me klientët para, gjatë dhe pas qëndrimit.
  • Menaxhon feedback-un dhe review-t në platformat online.
  • Siguron standard të lartë shërbimi dhe mikpritjeje.
  • Ndjek ankesat apo kërkesat speciale dhe koordinon zgjidhjen e tyre me ekipin përkatës.
  • Punon për rritjen e kënaqësisë së klientëve dhe rikthimin e tyre.

Kualifikimet & Aftësitë

  • Eksperiencë në hoteleri, turizëm, menaxhim akomodimi ose marketing digjital.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira të rrjeteve sociale dhe krijimit të përmbajtjes.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe shitjeje.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të punuar me afate.
  • Orientim drejt rezultateve, detajeve dhe kënaqësisë së klientit.
  • Pasion për mikpritjen, turizmin dhe zhvillimin e brandit.
Çfarë ofrohet

  • Ambient pune dinamik dhe në rritje.
  • Mundësi zhvillimi profesional në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
  • Bonus në bazë performance dhe rezultateve të rezervimeve.
  • Pjesë e një brandi unik në akomodim dhe mikpritje.
  • Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e vilave dhe imazhit të tyre në treg.

Menyra e Aplikimit

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Marketing & Hospitality Manager »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin
 


Apply WhatsApp
Back
Top