• Durres, ofrohet vend pune Magazinier

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sha, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Magazinieri, në Durrës .

Roli dhe Përgjegjësitë:


  1. Bashkëpunon me Drejtuesin e Kantierit për nevojat e furnizimit me materiale.
  2. Mban kartela për çdo artikull në magazinë dhe përditëson lëvizjet e tyre (hyrje/dalje).
  3. Përgatit dokumentacionin financiar për çdo lëvizje të mallrave, duke respektuar rregullat kontabël.
  4. Rakordon gjendjen fizike të magazinës me sektorin e financës.
  5. Kontrollon saktësinë e inventarit dhe përputhshmërinë me gjendjen kontabël.
  6. Informon periodikisht Përgjegjësin e Sektorit për gjendjen dhe problemet në magazinë.
  7. Zbaton rregullat e sigurisë, mbrojtjes në punë dhe mbrojtjes ndaj zjarrit.
  8. Respekton Rregulloren e Përgjithshme të Kompanisë dhe udhëzimet e saj.
  9. Përfundon çdo ditë ose ditën e nesërme regjistrimin e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të materialeve në sistemin financiar të kompanisë.
Kerkesa :
  • Të ketë eksperience pune minimalisht 2 vjet eksperiencë si Magazinier.
  • Të jetë korrekt, i pergjegjshem dhe bashkëpunues.
  • Të zoteroje aftesi kompiuterike te paketës Microsoft Office (kryesisht Excel).
  • Të ketë aftesi menaxhuese dhe të punës në grup.
  • Te kryej me pergjegjshmeri detyrat e ngarkuara.
Shenime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria.port@vega.al ose ne whatsapp +355 67 642 5876

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top