• Durres, ofrohet vend pune Magazinier

  • Durres, ofrohet vend pune Magazinier​

Shoqeria Vega sh.p.k., eshte nje shoqeri e konsoliduar ne treg , ka si aktivitet ndertime civile, infrastrukturore, punime detare etj Per zgjerimin e aktivitetit te saj interesohet të rekrutojë kandidatë për pozicionin Magazinier në Durres.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Është pergjegjës për sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
• Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinë dhe regjistron faturen në sistemin e magazinës.
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues.
• Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave dhe përgatitjen e porosive.
• Monitoron inventarin fizik të magazinës.
• Koordinon punën e punëtorëve të magazinës, si dhe i monitoron ata.
• Bashkëpunon me departamente të kompanisë mbi procese të ndryshme.

Kriteret:

• Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 (dy) vite si magazinier.
• Të jetë korrekt në respektimin e orareve dhe procedurave te punës të caktuara nga Kompania,
• Të ketë cilësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne me email në adresën: sekretaria@vega.al
Whatsapp +355 697050917
 


Apply WhatsApp
Back
Top