Durres, ofrohet vend pune Jurist/e
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Jurist/e ne Durres .
Roli dhe Përgjegjësitë
- Ofron asistencë ligjore për procedurat e importit dhe eksportit të mallrave.
- Ndjek dhe interpreton legjislacionin doganor në fuqi, duke siguruar zbatimin korrekt të tij.
- Harton, shqyrton dhe negocion kontrata me sipërmarrës, nënkontraktorë, furnitorë dhe palë të treta.
- Ofron konsulencë ligjore për çështje që lidhen me marrëdhëniet kontraktore dhe aktivitetin tregtar të shoqërisë.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave me natyrë juridike.
- Përfaqëson interesat e shoqërisë pranë institucioneve dhe autoriteteve kompetente, sipas nevojës.
- Siguron që dokumentacioni ligjor i shoqërisë të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Përvojë pune në fushën juridike.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar.
- Njohuri të mira të legjislacionit që rregullon importet, eksportet dhe procedurat doganore.
- Përvojë në hartimin dhe administrimin e kontratave me sipërmarrës, nënkontraktorë dhe palë të treta.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar afatet.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Kushte shumë të mira pune.
Shënim:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën h.zalla@vega.al ose kontaktoni në numrin 067 642 5876.Apply WhatsApp