• Durres, ofrohet vend pune Junior Inside Sales

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
AIRONE LOG është një kompani spedicioni ndërkombëtar, e specializuar në transportin ajror dhe detar.e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve efikase dhe të besueshme, duke u kujdesur për të gjitha fazat e transportit, duke u siguruar klientëve tanë zgjidhjet më të mira.Vendosim në dispozicion të klientëve tanë përvojën tonë shumëvjeçare dhe profesionalizmin që na dallon.

Për të zgjeruar ekipin tonë të shitjeve, jemi në kërkim të një Junior Inside Sales, energjik dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të mbështetur zhvillimin e shitjeve në sektorin e logjistikës dhe transportit ndërkombëtar.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i klientëve ekzistues në sektorin e logjistikës dhe transportit Detar dhe Ajror.
  • Identifikimi i mundësive të reja për shitje
  • Përgatitja dhe negocimi i ofertave komerciale për shërbimet logjistike (transport tokësor, ajror, detar, magazinim, etj.)
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet operative për të garantuar shërbim cilësor ndaj klientit
  • Mbështetje në procesin e negocimit dhe mbylljes së kontratave
  • Ndjekja e dërgesave dhe koordinimi me ekipin operativ
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Edukimi Diplomë në Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme (edhe të sapodiplomuarit janë të mirëpritur)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Prirje për shitje dhe orientim drejt rezultateve
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze (minimumi niveli B2)
  • Njohuri të paketës Microsoft Office
  • Interes për sektorin e logjistikës dhe transportit
Ne Ofrojmë:
  • Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi në përputhje me eksperiencën
  • Page konkurruese bazuar në përvojën, aftësitë dhe kualifikimet e kandidatit.
Vendi i punës: Durrës

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj ne:
ina.leka@aironelog.com,
marco.larocca@aironelog.com , giuseppe.turcato@aironelog.com
Cel: +355 69 52 99 803
 


Apply WhatsApp
Back
Top