• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Projektimi (në sektorin e ndërtimit)

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar , prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Kompania jonë është në kërkim të një Inxhinieri Projektimi (në sektorin e ndërtimit).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Merr projektet dhe realizon detajimin Teknik, përgatit vizatimet e zbatimit për në fabrikë dhe kantier.
  • Koordinon me departamentet e prodhimit dhe mirëmbajtjes për çështje teknike;
  • Siguron që dokumentacioni dhe informacioni teknik të jenë të përditësuar dhe të plotë.
Kërkesat:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi;
  • Njohuri të mira në AutoCAD;
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte teknike;
  • Aftësi organizative dhe bashkëpunim i mirë në ekip.
  • Nuk kërkohet domosdoshmërisht eksperiencë e gjatë – e rëndësishme është dëshira për të mësuar dhe për tu rritur profesionalisht.

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@ixhem.com ose [B]eridona.jaho@ixhem.com[/B].
Adresa: Vrrine, Sektor Rinia, Durrës.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top