• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik (HVAC)

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Euro Comfort, kompani lider në fushën e tregtimit të sistemeve të kondicionimit, realizimin e projekteve të ndryshme,
sistemet inteligjente për godina shërbimesh e banesash, etj.
Pjesë e Fujitsu-s, një ndër kompanitë më të mëdha të kesaj industrie në Botë.

INXHINIER MEKANIK (HVAC)
Përshkrim i Përgjithshëm:
Menaxhimi dhe Ndjekia e të gjithë fazave të implementimit të një projekti Mekanik.
Të koordinoj të gjitha punimet / shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës , si edhe gjatë zbatimit të projektit në një kantier ose në shumë kantiere;
Të mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike (HVAC, FF, PLUMBING) të përfshira në projekt;
Të planifikoj, organizoj, dhe menaxhoj punën dhe resurset humane për të qëndruar brënda buxhetit dhe për të përfunduar projektin me sukses;

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Të prëgatis oferta për punime mekanike(HVAC), që nga projekt ideja deri në zbatimin dhe dorëzimin e projektit;
  • Të planifikoj, organizoj dhe monitoroj punën e teknikëve dhe të siguroj se të gjitha punimet po kryhen sipas kërkesave të investitorëve;
  • Të pregatis dhe koordinoj të gjithë parametrat e përcaktuara në projekt;
  • Të rishikoj dhe hartoj kostot e instalimeve mekanike duke prëgatitur preventivin total;
  • Të koordinoj punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Të prëgatis dhe monitoroj grafikun e zbatimit të punimeve mekanike;
Kualifikimet / Kërkesat
  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike. Prefererohet profili Termoteknike, Energji.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 1 vit si Inxhiner Mekanik në HVAC, FF, PLUMBING etj.;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e që marrin pjesë në një impiant mekanik, si dhe në menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë eksperiencë në AutoCad ,Pake Office, software profesionale, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
Aftësitë dhe kompetencat:
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet elektro mekanike;
  • Aftësi të mira koordinimi në punime mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Leje drejtimi Automjeti (klasi B);
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj deri me datë 31/03/2023 në adresën e e-mail: eurokomfortshpk@gmail.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Cel. : +355 68 20 27 057
 


Apply WhatsApp
Back
Top