• Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik, Durrës

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Inxhinieri
  3. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  4. Marketing
  5. Mekanik
  6. Menaxhim Biznesi
  7. Menaxhim strategjik | Drejtues
  8. Sherbim Klienti
  9. Supervizor | Team Leader
  10. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Inxhinier Mekanik, Durrës

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL INSURANCE GROUP”, me prioritet rritjen e shitjeve të produktit Kasko. Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet. Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat. Të hartojë strategji konkrete dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike. Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve. Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja. Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.
Të pranojë aplikimet për dëmshpërblime motorike, të inspektojë vëndin e ngjarjes në rast aksidenti, të kryej akt-ekspertizën e mjeteve të dëmtuara duke e dokumentuar me foto të mjeve të përfshira në aksident dhe të plotësojë dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për t’ja përcjellë komisionit të vlerësimit.

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  • Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve ose eksperinca të ngjashme.
  • Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.
Të interesuarit, brenda datës 30.09.2025 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top