HTM

  • Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Elektrik

Kompania HTM shpk eshte nje kompani që operon në tregun e industrisë energjitike që nga viti 2009 ne DURRES.
HTM shpk vepron në sektorët elektrikë dhe mekanike, duke ofruar shërbime dhe ekspertizë të specializuar që mbulojnë të gjithë ciklin industrial,
nga dizenjimi i zgjidhjeve dhe ndërhyrjeve deri te zbatimi, testimi dhe asistenca.
HTM kerkon te punesoje individe energjike, te motivuar, me potencial dhe integritet te larte.
Vend I lire pune per Inxhinier Elektrik

Detyrat dhe pergjegjesite:
1. Eshte pergjegjes per te gjithe veprimtarine e ushtruar ne terren ne zbatimin e projekteve tek te cilat kompania merr pjese
2. Eshte pergjegjes per zgjidhjen e problematikave teknike te cilat dalin gjate implementimit te projektit ne kohe reale
3. Pergatit me saktesi setin e dokumentave qe mbahen periodikisht ne kantjer si dhe harton dosjen finale te dorezimit te objektit ne perputhje me Kontraten dhe kerkesat specifike te Autoritetit Kontraktor
4. Kontrollon analizen e tekniko financiare te ofertave dhe ndihmon ne pregatitjen e preventivit te plote per tender
5. Pergatitjen e situacioneve mujore, librezes se masave, analizes se cmimeve duke perfshire kontrollet e situacioneve te nenkonraktoreve dhe pergatitjen e situacionit permbledhes per objektet ne lidhje me instalimet elektike.
6. Perpilimin dhe hartimin e preventivave me cmimet perkatese per zera te punimeve qe kryen vete kompania.
7. Kontrollin e preventivave me cmimet perkatese te projekteve te ndryshme qe vijne nga studio e projektimit.
8. Pergatitjen e preventivave te paketave tenderuese nga ana e instalimeve elektrike.
9. Zberthimin dhe azhornimin e projekteve elektrike te punimeve te zbatimit.
10. Ndjekjen e te gjitha proceseve te punes ne kantier dhe rakoridimin me stafin teknik I problematikave te ndryshme.

Kriteret:
  1. Te kete perfunduar studimet ne Inxhinieri Elektrike
  2. Te kete eksperience pune ne pozicionin qe kerkohet jo me pak se 5 vjet.
  3. Te kete aftesi organizative.
  4. Te jete i afte te punoje ne menyre te pavarur dhe ne grup.
  5. Njohes shume i mire i programit Autocad,
  6. Njohjes i programeve baze kompjuterike te paketes Microsoft Office, Mail, Windows .
  7. Njohje shume e mire te gjuhes angleze, njohja e ndonje gjuhe tjeter perben avantazh.
  8. Pajisje me leje të vlefshme drejtimi makine .
Preferohen kandidatet me banim ne qytetin e Durresit.

Te interesuarit te dergojne cv e tyre deri me date 30.11.2023 ne adresen: info@htm.al

Cel. : 0676022190
Suksese!
 


Apply WhatsApp
Back
Top