Durres, ofrohet vend pune Financiere
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience



Jemi në kërkim të një punonjëseje të përkushtuar dhe të aftë në fushën e financës, e cila të marrë përgjegjësinë për analizën e kostove dhe menaxhimin financiar të procesit të blerjeve në një biznes import-shitje me shumicë. Roli është kyç për sigurimin e fitueshmërisë së produkteve dhe eficiencës në vendimmarrje.
Detyrat Kryesore:
1. Llogaritja e Kostos së Importit
- Përgatit fletën e kostos për çdo porosi ndërkombëtare (FOB, transport, doganë, taksa, komisione bankare, etj.).
- Llogarit çmimet bazuar në koston totale dhe fitimin e synuar. Sugjeron çmimet optimale për tregun.
- Kontrollon faturat e furnitorëve, ndjek pagesat dhe monitoron kursin valutor për vendime sa më të mira blerjeje.
- Analizon marzhin e fitimit për çdo kategori, krahasim me konkurrentët dhe përgatit raport mujor të fitimit.
- Verifikon përputhshmërinë e mallit me faturat, kontrollon stokun dhe jep vlerësime për inventarin ekzistues.
- Jep input mbi produktet më të suksesshme, sugjeron çmime për negociata dhe ndihmon në planifikim porosish.
- Përgatit raporte për kostot, fitimin bruto dhe performancën e përgjithshme financiare. Sinjalizon rreziqet potenciale.
Kërkesat për Kandidaten:
- Diplomë në Financë, Ekonomi apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në role të ngjashme është avantazh i madh.
- Aftësi të forta analitike dhe organizative.
- Njohuri të shkëlqyera në Excel.
- Njohuri mbi zinxhirin e furnizimit dhe dokumentacionin doganor përbën përparësi.
Aplikimi:
Nëse mendon se je personi i duhur për këtë rol dhe dëshiron të bëhesh pjesë e një ekipi dinamik, dërgo CV-në në info@2ddiamond.com .

Apply