• Durres, ofrohet vend pune Data Entry

Shoqeria Gotech shpk, me objekt te saj tregtimin me shumice dhe pakice te pajisjeve elektroshtepiake kerkon kandidate energjike per pozicionin:

Data Entry ne Servis
Përgjegjësitë kryesore:


  • Te kryeje regjistrime te dhenazh ne excel dhe ne modulin e servisit qe do zhvillohet ne NAV;
  • Do te regjistroje rastet qe vijne nga pikat e dyqaneve dhe klienteve per trajtim brenda dhe jashte garancie;
  • Do verifikoje formularet dhe fletet e garancise qe shoqerojne mallin;
  • Bashke me Magazinierin do etiketojne produktet difektoze te cilat do I marre ne ngarkim magazina;
  • Informimi I stafit te servisit per produktet qe kane ardhur per riparim;
  • Do kujdeset te plotesoje formularet e dorezimit tek klienti. (ne bashkepunim dhe kordinim me Magazinierin)
  • Do beje regjistrimin e rasteve qe jane per tu derguar ne serviset locale dhe gjithashtu duhet te kujdeset me logjistiken per procesin e dergimit dhe terheqjes te produkteve fizikisht ne serviset locale. Do mbaje komunikimin me serviset locale dhe ne te njejten kohe do mbaje te informuar sherbimin e klientit ose pikat e dyqaneve;
  • Ne bashkepunim me koordinatorin dhe magazinierin do kujdeset per procesin e dergimit dhe kthimit te pjeseve tek tekniket e rretheve; duhet te beje kontrollin e garancise, nese jane per garanci pjeset dergohen falas nese jane per jashte garancie duhet te kalohen per faturim;
  • Do beje back up te pozicionit te Magazinierit;
  • Do ndihmoje dhe suportoje edhe ne detyrat operacionale te Drejtuesit te Servisit;
  • Të komunikojë në mënyrë profesionale me eprorët dhe të tjerët;
  • Te mirmbaje veglat e punes dhe te jete pergjegjes per rregullsine e vendit te punes;
  • Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes kundra zjarrit në vendin e tij të punës;
  • Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, të bazuar në nevojat e kompanisë;
Eksperienca profesionale dhe kerkesat e pozicionit:

Të ketë perfunduar studimet e larta, Dega Ekonomik;
Njohuri të mira të gjuhëve të huaja, vecanerisht anglisht,
Njohuri te mira te paketes Office dhe perben avantazh njohurite ne programet financiare:
Aftësi shume te mira komunikuese:
Aftësi shume te mira analitike.

Personat e interesuar mund te dergojne CV ne adresen e e-mail-it hr@gotech.al



 


Apply
Back
Top